Maqedonia
Maqedoni: Gjashtë viktima dhe 147 raste të reja me Covid-19
Shërohen 111 pacientë
Gjatë 24 orëve të fundit prej 1296 testimeve të realizuara, 147 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 64 raste, Kumanovë-8, Shtip-6, Prilep-3, Tetovë-16, Strugë-7, Veles-5, Manastir-4, Ohër-5, Gostivar-9, Strumicë-1, Kriva Pallankë-1, Koçani -1, Probishtip-1, Kratovë-1, Shën Nikollë-7, Kërçovë-4, Resnje-4.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 111 pacientë të rikuperuar. Sipas qyteteve, pacientët e shëruar janë nga: Shkupi-56, Shtipi-7, Tetova-36, Velesi-2, Manastiri-3, Gostivari-1, Gjevgjelia-2, Strumica-1, Shën Nikolla-1, Resnja-2.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 persona të diagnostikuar me Covid-19, në disa raste të shoqëruara me sëmundje të tjera. Tri viktima janë nga Shkupi dhe nga një nga Kumanova, Shtipi dhe Berova. Viktimat janë mes moshës 36 dhe 78 vjeçe.
Në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë 6932 persona janë diagnostikuar me Covid-19, prej të cilëve 2987 janë shëruar, kurse 334 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin kemi 3611 raste aktive me Covid-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












