Lajme
MA35 ia vonon vizën, gruaja nga Vjena mund ta humbasë terminin te mjeku i dhëmbëve në Kosovë
Një grua nga Vjena dëshiron të udhëtojë për në Kosovë. Atje, ajo ka një termin në një ordinancë stomatologjike për mjekimin e dhëmbëve. Por, për shkak të vonesës së vazhdimit të vizës për vajzën e saj, gruaja mund ta humbas termin e rezervuar me datën 11 dhjetor.

Nadine M. (emri i ndryshuar nga gazeta heute.at), nënë e dy fëmijëve i mungojnë dy dhëmbë në nofullën e poshtme. Për arsye të çmimit të lartë në Austri, ajo dëshiron t’i vendosë implantet në Kosovë, transmeton albinfo.at.
Kështu që tre muaj më parë ajo aplikoi në MA35 (Enti për aplikim dhe vazhdimin e lejes së qëndrimit në Vjenë) për dy vajzat e saj (2, 4 vjeçare). Ndërkohë që aplikimet për atë dhe vajzën e madhe erdhën shpejt, viza për vajzën e vogël ka vonesa.
Gruaja kishte pyetur për t’u informuar rreth vonesës së vizës për vajzën e saj, por nuk kishte marrë përgjigje. “Paraqitja personale nuk është e mundur për shkak të masave në Austri. Kur ne telefonuam, askush nuk ishte në dispozicion”, tha motra e Nadines për heute.at.
Familjes i ishte shtyrë viza disa herë. Herën e fundit i ishte premtuar se ata do të pajisen me vizë më së largu më 30 nëntor, pak ditë më vonë atyre iu thanë se duhet të presin deri më 8 dhjetor.
Gazeta ka pyetur në MA35, por ata kanë thënë se nuk komentojnë për çështje të veçanta, megjithatë kanë premtuar se do ta shikojnë këtë çështje. Tani, mbetet të shpresohet vetëm që për festat e fundvitit, gruaja të këtë vendosur dhëmbët e saj.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti