Lajme
Lufta kundër drogës në Shqipëri
Përgjatë 25 viteve të fundit, kjo dukuri e ka kthyer Shqipërinë në një nga burimet kryesore të kanabisit në tregun ndërkombëtar, duke u ngjitur krahas vendeve të tilla si Kolumbia, Xhamajka, Holanda e Paraguai
Shqipëria po shkul një sasi të paprecedent kanabisi, por korrupsioni i gjithë përhapur dhe dështimi për goditjen e bosëve të industrisë multi-miliardëshe e hedh poshtë argumentin e “luftës kundër drogës” të këtij vendi anëtar të NATO-s, shkruan ‘Balkaninsgiht.com’.
Përgjatë 25 viteve të fundit, kjo dukuri e ka kthyer Shqipërinë në një nga burimet kryesore të kanabisit në tregun ndërkombëtar, duke u ngjitur krahas vendeve të tilla si Kolumbia, Xhamajka, Holanda e Paraguai, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2013, pushteti ndryshoi duar dhe një qeveri e re socialiste nën drejtimin e artistit të kthyer në politikan Edi Rama i deklaroi luftë kultivimit të kanabisit në vitin që pasoi, me një sulm pesëditor mbi një qendër famëkeqe droge pranë kufirit jugor të vendit me Greqinë.
Atë vit, 2014, policia sekuestroi 101 tonë marijuanë, pak më shumë se sa në nëntë vitet e shkuara të marra së bashku. Mbi gjysmë milioni bimë kanabisi u shkatërruan, ndërsa vitin që pasoi, ky numër u rrit në 800 mijë rrënjë ndërsa në nëntë muajt e parë të vitit 2016, policia thotë se e ka dyfishuar sasinë e bimëve të shkatërruara sërish në 2.1 milionë rrënjë.
Shifra të tilla, argumenton qeveria Rama, janë prova se ajo po e fiton luftën kundër drogës pas shumë viteve pandëshkueshmërie gjatë qeverisjes së kundërshtarëve të tij Demokratë.
Varfëria e gjithëpërhapur, nga ana tjetër, e dobëson përpjekjen për të bindur kultivuesit e marijuanës se ata kanë një alternativë.
Lufta filloi në Lazarat, një fshat në Shqipërinë e jugut në të cilin, përgjatë 15 viteve të fundit qe ndërtuar një industri kanabisi unike në të gjithë Evropën. I armatosur rëndë, fshati qe përgjegjës për gati gjysmën e prodhimit të kanabisit në Shqipëri me një prodhim prej rreth 900 tonësh në vit, sasi që me vlerën e rrugës në Evropë arrin në 4.5 miliardë euro.
Banorët e saj, të cilët haptazi kultivuan kanabis në oborret e shtëpive dhe në fusha, votuan rregullisht për demokratët, të cilët qeverisën vendin nga viti 2005 deri më 2013.
Rama urdhëroi shkatërrimin e industrisë së kanabisit të këtij fshati një vit pasi mori postin e kryeministrit dhe vetëm pak ditë para se Bashkimi Evropian të vendoste nëse do t’i jepte Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim, çka do i sjellë vendit më shumë fonde të BE-së.
Rreth 800 oficerë policie, përfshirë forcat speciale me mjete të blinduara, e rrethuan fshatin në qershor për pesë ditë me radhë, duke u përballur me të shtënat e atyre që qenë të vendosur të mbronin të mbjellat, para se të tërhiqeshin dhe të fshiheshin nëpër male. Rreth 130 mijë bimë kanabisi u dogjën, katër laboratorë droge u shkatërruan dhe 80 tonë marijuane u konfiskuan. Dhjetëra njerëz u arrestuan.
Por dy vjet më pas, vetëm 10 vetë janë burgosur, më së shumti nën akuzat se hapën zjarr ndaj policisë dhe për kultivim marijuane.
Të arrestuarit u panë gjerësisht si lojtarë të vegjël në një operacion të krimit të organizuar në shkallë industriale, ndërsa udhëheqësit e grupit duket se u larguan të paprekur ose ka gjasa që nuk gjendeshin fare aty.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve










