Lajme
LSDM intensifikon konsultat me BDI-në
Zyrtarizimi i plotë i gjuhës shqipe, realizimi i reformave të plota në drejtësi dhe integrimi i plotë i vendit në NATO dhe në BE. Këto thuhet se janë kushtet e panegociueshme të BDI-së
Pas dështimit të Nikolla Gruevskit për të bërë koalicion me partitë shqiptare, tani fushatën për qeverisjen e re e ka nisur Zoran Zaev i LSDM-së. Sipas medieve në Shkup, LSDM po i vazhdon bisedimet e fshehta me partitë shqiptare, ndërsa bisedimet po vazhdojnë kryesisht me partinë e Ali Ahmetit-BDI-në.
Nënkryetarët e BDI-së Teuta Arifi, Izet Mexhiti dhe Nevzat Bejta pas takimit me përfaqësuesit e partisë së Zaevit, deklaruan se e kanë njoftuar palën tjetër me qëndrimet e tyre rreth gjuhës shqipe, reformave në gjyqësor ku përfshihet edhe Prokuroria Speciale, Raportin e Pribesë si dhe eurointegrimet.
Arifi tha se është kërkuar edhe zbatimi i Platformës së Përbashkët të partive shqiptare.
“Për ne ajo që është shumë e rëndësishme, vendosëm në tryezë prioritetet që lidhen me platformën e partive politike shqiptare dhe me pikat e panegociueshme të BDI-së; zyrtarizimi i plotë i gjuhës shqipe, realizimi i reformave të plota në drejtësi dhe integrimi i plotë i vendit në NATO dhe në BE. Mund ta konsideroi atmosferën shumë kontruktive kurse për sa i përket vendimeve përfundimtare, ata do t’i sjellë kryesia e BDI-së në krye me kryetarin Ali Ahmeti”, deklaroi Teuta Arifi, nënkryetare e BDI-së, citon alsatm.
LSDM-ja u përfaqësua nga sekretari i përgjithshëm Oliver Spasovski, nënkryetarja Radmilla Shekerinska dhe Renata Deskoska.
Shekerinska nuk bëri të ditur nëse do ta përkrahin platformën dhe zyrtarizmin e shqipes, por deklaroi se konsultimet do të vazhdojnë si brenda partisë, ashtu edhe me partitë e tjera, deri sa të formohet një qëndrim për këto pika.
“Këto takime dhe diskutime do të vazhdojnë. Diskutime zhvillohen në të dy partitë por vlerësojmë se qëllimi është i përbashkët që Maqedonia të dalë nga kjo krizë dhe sa më shpejt të ketë Qeveri. Për secilën nga këto pyetje do të dalim me qëndrim megjithatë mendoj se duhet fillimisht të qartësohemi brenda partisë, para partive politike me të cilat bisedojmë dhe menjëherë do t’i deklarojmë edhe qëndrimet tona”, tha Radmilla Shekerinska, zëvendës/kryetare e LSDM-së.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











