Kosova
Lidhja Demokratike e Kosovës synon rrëzimin e qeverisë
Lidhja Demokratike e Kosovës po punon që së bashku me subjektet e tjera politike të rrëzojnë qeverinë Haradinaj.
Vetë kryetari i këtij subjekti, Isa Mustafa kishte mbledhur Këshillim e Përgjithshëm të LDK-së e më pas ishte deklaruar edhe për media.
“S’mund të flas për një rrugë të sigurt sot, por mund të flas për një qëndrim konsistent dhe të palodhshëm që ne kemi për ta rrëzuar Qeverinë, do të thotë ne po bashkëpunojmë me Vetëvendosjen, do të bashkëpunojmë sa të mundemi edhe me Partinë Social-Demokrate”, ka thënë Mustafa.
Ai shtoi se qeveria e tanishme po merr vendime që nuk janë kushtetuese ndërsa fajsoi pot ë njëjtën qeveri për mosliberalizim të vizave.
“U tha se një Qeveri e tillë në të cilën çdo i treti ministër është me aktakuzë, me mbi 70 zëvendësministra, me pozita të shpikura të koordinatorëve nacional në fusha të ndryshme nuk siguron që Kosova e ka seriozisht të luftojë krimin dhe korrupsionin dhe ta respektojë shtetin ligjor, sepse ata që janë për shtet ligjor natyrisht qeverisin me njerëz që nuk kanë problem me ligjin”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











