Lajme
Liderët shqiptarë bashkohen në Shkup, nxjerrin kushte për qeverinë e re
Nesër në Shkup, tri partitë kryesore shqiptare, BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, do të deklarojnë frontin e tyre unik dhe do t'i paraqesin kërkesat e përbashkëta si kusht për bërjen e qeverisë së re
Për herë të parë, të gjitha formacionet politike shqiptare në Maqedoni do të dalin me një deklaratë të përbashkët, ku do të radhisin kërkesat e tyre karshi partive politik maqedonase për qeverinë e re. Ky bashkim i partive politike shqiptare, fituese të zgjedhjeve, konsiderohet historik, pasi deri më tani divergjencat atje kanë qenë shumë të theksuara.
Madje deri më tani, dy partitë kryesore shqiptare BDI dhe PDSH asnjëherë nuk mundën të kapërcenin ndasitë dhe mëritë personale të lidershipit për t’u bashkuar në një koalicion. Por duket se nga e shtuna kjo do të ndryshojë.
Top Channel ka mësuar nga burime të larta diplomatike dhe politike shqiptare se nesër në Shkup tre partitë kryesore, BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët do të deklarojnë frontin e tyre unik politik dhe kërkesat e përbashkëta si kusht për bërjen e qeverisë së ardhshme maqedonase.
Nga zgjedhjet e dhjetorit, shqiptarët humbën 9 deputetë nga kandidimi veç e veç. Shumë shqiptarë votuan LSDM-në e qendrës së majtë drejtuar nga Zoran Zaev, e cila kandidoi edhe dy deputetë shqiptarë.
Por, nga zgjedhjet rezultoi thuajse vdekja politike e Partisë Demokratike Shqiptare, prej së cilës vetëm ish-kryetari Menduh Thaçi siguroi vendin e deputetit. Si dhe lindën dy parti të tjera, BESA, e cila nxorri 5 deputetë dhe Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës, ish-kryetari i Bashkisë së Strugës, njeriu përgjegjës për përçarjen e PDSH, fitoi 3 deputetë.
Në ditët e para pas zgjedhjeve u duk se bashkimi i shqiptarëve ishte sërish i pamundur, pasi dy parti, BDI dhe BESA thuajse përjashtonin çdo mundësi kontakti me njëra-tjetrën. Por përfshirja e Tiranës zyrtare ka qënë thuajse intensive dhe e paprecedentë.
Kryeministri Edi Rama dhe minsitri i Jashtëm Ditmir, Bushati u përfshinë personalisht, publikisht dhe prapa kuintave për bashkimin e këtyre elementëve thuajse përjashtues politikë ndaj njëri-tjetrit.
Pas një turi në Tiranë, por edhe në Prishtinë, duket se u arrit e pamendueshmja. Shqiptarët e Maqedonisë të shtunën dalin me deklaratën e përbashkët, ku do të parashtrojnë kushtet për çdo kabinet të mundshëm qeveritar në Shkup.
I pari mandat krijues është Nikolla Gruevski i VMRO DPMNE, por 51 deputetët e tij janë larg shifrës 61 që kërkon Kushtetuta. 10 deputetët e BDI-së do të ishin mjaft, por ndërhyrja e qeverisë së majtë të Tiranës, e cila nuk e ka fshehur afërsinë me të majtin e Zaev, duket se e ka bërë të pamundur një kalkulim të Gruevskit për një aleancë vetëm më partinë e Ali Ahmetit.
Tashmë Gruevski por edhe Zaev duhet të bëjnë llogaritë me grupin e bashkuar të 18 deputetëve shqiptarë. I vetmi që nuk ka konfirmuar as pjesëmarrjen, por akoma as mandatin e tij, është Menduh Thaçi. Por tashmë, kjo nuk ka asnjë rëndësi.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












