Futboll

Lëndohet sërish Gjimshiti, kuqezinjtë në ankth

Rikuperimi i Gjimshitit në fundin e sezonit do të ishte i rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare, duke pasur parasysh ndeshjet vendimtare të kualifikueseve të qershorit ndaj Serbisë dhe Letonisë

Berat Gjimshiti la fushën e lojës në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Milanit, pasi, si pasojë e një ndërhyrjeje, mori një goditje në kavilje.

Futbollisti shqiptar nuk mund të vazhdonte më, dhe Gasperini u detyrua ta ndërronte.

Sipas mediave italiane, ekziston shqetësimi që Gjimshiti të mos jetë në formën optimale në ndeshjet e fundit të sezonit, ku Atalanta do të zgjidhë çështjen e kualifikimit në Ligën e Kampioneve, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Ai parashikohet të lihet fillimisht pushim në ndeshjen e radhës përballë Lecces, pasi në klub nuk duan ta rrezikojnë për ndeshjet shumë më të komplikuara në vijim.

Rikuperimi i Gjimshitit në fundin e sezonit do të jetë i rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare, duke pasur parasysh ndeshjet vendimtare të kualifikueseve të qershorit ndaj Serbisë dhe Letonisë.