Lajme
Ky ishte tërmeti më i fuqishëm në Turqi, sipas sizmologut

Disa sizmologë kanë thënë se ky mund të jetë tërmeti më i madh i regjistruar në Turqi – aq i fortë sa ai që ndodhi mbi 80 vjet më parë, përcjell albinfo.ch.
Stephen Hicks, një sizmolog në University College London, thotë se tërmeti i mëparshëm më i madh, gjithashtu me magnitudë 7.8 ballë, goditi verilindjen e Turqisë në dhjetor të vitit 1939 dhe vrau 30 mijë njerëz.
Kohët e fundit, në janar 2020, një tërmet me magnitudë 6.7 goditi rajonin rreth Elazığ, një qytet në lindje të Turqisë. Ai vrau 41 njerëz dhe plagosi mbi 1600.
Raed Ahmed, kreu i Qendrës Kombëtare të Tërmeteve të Sirisë, i tha një radioje shtetërore se ky është “tërmeti më i madh i regjistruar ndonjëherë në historinë e qendrës”. Qendra është themeluar në vitin 1995.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri