Lajme
Kuvendi i Kosovës: askush mbi ligjin
Kuvendi i Kosovës po zhvillon seancë të jashtëzakonshme me temën: "Mbrojtja e vlerave të luftës së UÇK-së”. Seanca është thirrit pasi Gjykata e Apelit la në burg disa luftëtarë të UÇK-së
Pas konfirmimit të dënimit ndaj pjesëtarëve të gjykuar në rastin e njohur si “Drenica 1 dhe 2” nga Gjykata e Apelit, ku bëjnë pjesë kryesisht ish-udhëheqës të UÇK-së dhe figura politike të PDK-së, Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme për të debatuar lidhur me këto dënime.
Seanca është thirrur nga PDK, partia që udhëhiqet nga Kadri Veseli, kryeparlamentar i Kosovës, pasi ish komandantët e UËK-s= mbetën në burg nën veprat penale për krime te luftës. Në burg janë ish komandanti i UËK-së, Sylejaman Selimi, kryetari i Skënderjat, Sami Lushtaku dhe disa të tjerë.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, ka deklaruar se nuk pajtohet me gjykime që si bazë kanë fakte të fabrikuara.
“Në jemi të vetëdijshëm se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe për këtë pajtohemi të gjithë. Askush, nëse dëshmohet se ka bërë krime, nuk duhet të mos përgjigjet për veprat e kryera. Por, fjala dëshmi nënkupton dëshmi që të bindet jo vetëm avokati mbrojtës dhe pala akuzuese, por të binden të gjithë qytetarët, madje edhe e i akuzuar dhe të pranojë shkeljet ligjore dhe të kërkojë falje. Fatkeqësisht, po ndodh e kundërta. Po ndodh e kundërta ndaj ish-pjesëtareve te UÇK-së”, tha Pajaziti, citon REL.
Kurse Ismet Beqiri, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë kundër gjenocidit serb.
Beqiri ka bërë thirrje që situatat e tilla të tejkalohen me qetësi, ngase, sipas tij, është proces i ndërtimit të shtetit ligjor.
“Jemi të vetëdijshëm se si shtet duhet të ndërtojmë institucione të pavarura. Sado që është e ndjeshme, situata të tilla duhet t’i tejkalojmë me qetësinë, largpamësinë dhe përkushtimin tonë për bërjen e shtetit ligjor. Organet duhet të jenë të pavarura e të përgjegjshme”, tha Beqiri.
Ndërsa Rexhep Selimi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në opozitë, ka fajësuar deputetët që votuan Gjykatën Speciale, të cilët, sipas tij, votuan për dënimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
“Për çfarë vlera flasin ata deputetë që me veprime të tilla i shkelin këto vlera dhe i dënojnë paraprakisht këto vlera?! A nuk jeni ju deputetët e njëjtë që keni votuar edhe për amnistinë e kriminelëve serbë e sot vini këtu derdhni lot krokodili? A nuk jeni ju që keni kërkuar vazhdimin e mandatit të EULEX-it e tash po dilni e kundërshtoni vendimet e tyre?. Nuk është rasti i parë, sikur po i njëjti grup ka bërë thirrje për rastin Kiçina. Kërkuan rezolutë e pastaj të njëjtit kërkuan të heqim dorë nga ajo rezolutë. Ju sot nuk keni të drejtë të flisni në emër të UÇK-së, nuk keni të drejtë të flisni në emër të atyre që i keni çuar në burg e atyre që i keni lënë edhe pa pensione”, tha Selimi, që është i afërm i të dënuarit me 7 vjet Sylejman Selimi.
Ndërkohë, deputeti nga radhët e partisë NISMA për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se legjislatura aktuale nuk ka moral të flasë për UÇK-në, e madje as t’i shkojë në mendje që të flasë për të.
“Ne sot kemi thirrur një seancë koti. Kjo seancë është e thirrur sa për t’ju hedhur hi syve qytetarëve dhe të palarat që i ka bërë ky Kuvend për t’u arsyetuar para qytetarëve. Ky Kuvend, veçanërisht kjo legjislaturë, nuk ka moral për të folur për UÇK-në. Është kjo legjislaturë që ka nxjerrë ligje e ka nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare për të luftuar UÇK-në”, tha Berisha, duke kërkuar që presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, të shpallet tradhtar i vendit me rezolutë.
Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, tha se drejtësia në Kosovë nuk është marrë asnjëherë me gjenocidin që e ka bërë Serbia në Kosovë, por me atë që janë vetëm pretendime.
“E fituam një betejë me miqtë tanë, e sot po ndiqen ata më meritorët për çlirimin e vendit. Janë bërë dy dekada prej lirimit të Kosovës, menduam që u liruam, por kjo burgosje me dëshmi të paqena po del të jetë më e ashpër dhe me humbje të mëdha të UÇK-së”, tha Lekaj .
Seanca ka vazhduar edhe me debate të nxehta nga Fatmir Limaj, Daut haradinaj, Kadri Veseli e shumë të tjerë.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












