Lajme
Kurti paralajmëron: Lufta mund të nisë!
“Unë mendoj që demarkacioni i Murat Mehës bën konfliktin, luftën dhe gjakderdhjet e reja me Malin e Zi”, konsideron deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti paralajmëron një luftë të mundshme nëse konkretizohet marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi, sipas vlerësimi të Murat Muehës, kryetarit të Komisionit qeveritar për demarkacion.
Deputeti Kurti është i bindur se demarkacioni, sipas pleqnisë që ka ndarë Meha, është formulë e luftës. Ai thotë se personalisht është kundër luftës me Malin e Zi, por, sipas tij, lufta nuk vjen në Prishtinë, por ndodh atje ku është kontesti kufitar e territorial
Kurti, insiston se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, sipas Murat Mehës, është formulë e luftës.
“Unë mendoj që demarkacioni i Murat Mehës bën konfliktin, luftën dhe gjakderdhjet e reja me Malin e Zi”. Këto komente Kurti i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se personalisht është kundër luftës me Malin e Zi, por, siç thotë ai, lufta ndodh ku është kontesti kufitar e territorial, raporton Albinfo.Ch.
“Mos harroni se në vitin 1998 në Kosovë ka pasur luftë, por në Prishtinë ka mundur të mos ketë. E mbaj mend shumë mirë se në Prishtinë ka pasur paqe, por në Drenicë, Dukagjin e Llap ka pasur luftë. Kur po them luftë, nuk po them se lufta vjen në Prishtinë, por ajo ndodh atje ku është kontesti kufitar e territorial”, ka theksuar Kurti.
Kurti që i përket partisë më të fuqishme opozitare, ka folur se a kanë qëndrim të prerë kundër islamit radikal, a po bëjnë kalkulime për vota, se pse shkuarja e 300 kosovarëve në ISIS, sipas tij, është problemi i tretë, e jo i pari për Kosovën.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










