Tematike
Kryehotelieri ankohet për „pothuajse ndërprerje të prenotimeve“
Kryetari i “Gastrosuisse” dhe hotelieri, Casimir Platzer, po i ndien pasojat e frangut të fortë në kurrizin e tij. Hoteli i tij “Victoria” në Kandersteg po regjsitron masivisht më pak prenotime

Zotëri Platzer, sa mysafirë nga eurozona i kanë anuluar pushimet tek Ju që nga heqja e kursit minimal të euros?
Konkretisht patëm tri anulime dhe për asnjërën nuk u dha si arsyetim situata e re e krijuar me kursin e këmbimit. Ç’është e vërteta, që nga 15 janari ne kemi pothuajse një ndërprerje totale të prenotimeve. Shifrat për janar dhe shkurt nuk janë të këqia. Marsi, përkudnrazi, duket keq. Edhe pse tash kemi kushte perfekte me borë artificiale dhe me diell prapëseprapë po bëhen më pak prenotime afatshkurtëra sese zakonisht. Unë nuk dua ta paraqesë gjendjen e zezë, por për sezonin veror kam goxha respekt (në kuptimin e frikës – përkthyesi!).
Ju jeni kryetar i Lidhjes Gastrosuisse, në të cilën bëjnë pjesë rreth 20‘000 restorane dhe hotele. A ka shpërthyer tashmë vala e ankesave tek anëtarët?
Ne nuk jemi një degë që ankohemi. Por, nëse vazhdon ky kurs këmbimi do të gjjendemi para sfidave të mëdha. Situata ka qenë edhe më herët e vështirë, me ç’rast duhet të bëhet dallimi mes zonave të rrafshta dhe atyre alpine. Kështu numri i buajtjeve në qytete mes viteve 2008 dhe 2013 është rritur për 4,5%, kurse në Berner Oberland, Wallis dhe Bündnerland ka rënë për 15 përqind. Njëkohësisht kanë rënë lehtë çmimet për dhomë.
Me çfarë rënie mund të llogaritet me kursin aktual të euros?
Sipas „Schweizer Tourismus“(„Turiznmit Zviceran“) me çdo përqindje të forcimit të frangut ndaj euros ne humbim 0,5 deri 1 përqind të mysafirëve nga eurozona. Kjo do t‘ i përgjigjej, në bazë të kursit aktual të euros, një minusi prej 7 deri 15 përqind.
Mëse gjysma e mysafirëve të hoteleve vijnë nga Zvicra. A druani se ata do të udhëtojnë më shpesh jashtë vendit për të përfituar kështu nga frangu i fortë?
Duhet të llogarisim me atë se për disa ka ardhur momenti i duhur i përfitimit nga ofertat e volitshme jashtë vendit. Por me rëndësi është që t’ua bëjmë me dije zviceranëve se për ta pushimet në Zvicër nuk janë bërë më të shtrenjta.
Por për mysafirët nga vendet e eurozonës po?
Parimisht ne nuk kemi problemin e çmimeve, por problemin e valutës. Natyrisht se krahasuar me vendet e tjera ne kemi shenzime të larta personeli dhe blerjeje. Por nëse kursi i këmbimit të euros do të mbetej 1.30 apo 1.40 franga do të ishim absolutisht konkurrent.
Por fitmet e hotelierëve në zonat malore ishin modeste edhe para vendimit të Bankës Nacionale?
Ne kemi edhe problemin e marzhës (diferenës në fitim – përkthyesi). Kjo ka të bëjë në radhë të parë me zhvillimin e shpenzimeve në hotelieri. Shpenzimet për personelin përbëjnë rreth 50% të shpenzimeve të gjithmbarshme. Këto janë 5 deri 10 përqind më shumë se para dhjetë vitesh. Fitimi ka pësuar rënie për këtë përqindje. Por problemi i valutës është shumë më i madh. Para se të heqej kursi minimal i euros, hotelet jashtë vendit ishin për 20 deri 30 përqin më të lira. Tash dallimi në çmim është rreth 45 përqind. Kjo është tepër shumë. Nuk ndihmon shumë më as ajo se kemi malet më të mira. Dimrit mezi dallojmë nga pjesa tjetër e botës , sepse edhe aty bora është e bardhë dhe pistat janë të mira.
Me këtë dallim çmimesh a kërcënon vala e mbylljeve ?
Ka vlerësime sipas të cilave, në rast se kursi i tashëm i frangës për dhjetë vitet e ardhshme sillet rreth një euro, do të rrezikohen rreth një e treta e të gjitha ndërmarrjeve hoteliere. Këtë nuk e dëshiron askush, sSepse jo vetëm teleferikët, por edhe furrëtarët, mishtarët, elektricistët, molerët etj. varen nga hotelieria. Po të mbylleshin në e treta e hoteleve, pasojat do të ishin masive edhe për fshtrat malore.
A mund të priten zbritje të të ardhurave, zgjatje të orarit të punës dhe pushime nga puna?
Ulja e pagave thjesht nuk mund të ndodhë, dhe zgjatja e orarit të punës nuk më duket motivuese për punëmarrësit. Nëse bien kapacitetet, detyrohesh të reagosh dhe kjo është e mundur praktikisht vetëm përmes mbylljes së vendeve të punës. Në disa ndërmarrje, potenciali i mëtejmë i kursimeve është tashmë pothuajse i shfrytëzuar dhe këto ndërmarrje do të zhduken plotësisht.
A janë zgjidhje më shumë turistë nga Azia?
Së pari do të perpiqemi ta përpunojmë me aktivisht tregun zviceran. Veç kësaj, në Evropë ekzistojnë edhe vende me potencial jashtë eurozonës si përshembull Britania e Madhe apo shtetet skandinave. Por natyrisht se Azia premton më së shumti rritje. Meqenëse shumë prej turistëve nga India apo Kina, në kuadër të udhëtimit të tyre nëpër Evropë, e vizitojnë edhe Zvicrën, dallimi në çmim nuk çon shumë peshë. Veç kësaj, Zvicra ka krijuar një imazh të shkëlqyeshëm si vend turistik. Matterhorn, Jungfraujoch, Titlis apo Blümlisalp vlejnë si marka të forta atje, të cilat duhet t’i kesh parë njëherë në jetë. Por mysafirin evropiana këta turistë nuk mund t’ia zëvendësojnë hotelierisë.
A janë turistët aziatikë shumë pak fitimprurës?
Për Zvcirën janë shumë fitimprurës. Ata harxhojnë relativisht shumë para për orë dhe stoli. Por ata udhëtojnë të shpeshtën në grupe, për të cilët vlejnë tarifat e ulëta grupore. Për këtë arsye edhe hotelieria përfiton pak nga ta.
A kërkoni atëherë që shefi i “Swatch-Group”, Nick Hayek, t’i paguajë hotelierisë 10 përqind të çdo ore të shitur një turisti aziatik?
(qesh) Zotëri Hayek ankohet vetë për shka të situatës së krijuar nga valuta dhe nuk do të guxonte të përzihej në këtë. Por është fakt se është shumë e vështirë që një kinezi t’ia shitësh një darkë – dhe një shishe verë edhe më vështirë. Edhe për mua si mikpritës grupet nga Azia janë krejt tjera, sepse pothuajse mungon komunikimi dhe e vetmja që mund të bësh është që t’ua japësh çelësat e dhomave në mbrëmje vonë dhe t’ua marrësh ata sërish herët në mëngjes.
Çfarë mundësish kanë hotelierët për t’u bërë sërish konkurrrentë?
Mund të ndihmojnë pakëz edhe kooperimet. Nën titullin e punës “Frutigland” kemi lancuar tashmë diç të tillë. Në të marrin pjesë dhjetëra hotele nga Adelboden, Frutigen dhe Kandersteg, që bashkëpunojnë me qëllim të, për shembull, uljes së shpenzimeve të blerjes. “Gastrosuisse” po punon për atë që ta realizojë një instrument për motivimin e anëtarëvetë saj për më shumë kooperim. Me këtë rast kooperimet tash pë rtash më të mira do të prezentohen nën titullin “Best Practice”. Por me këtë nuk zgjidhet problemi i valutës, por më së shumti mund të zbutet pak a shumë ai.
Cilat zgjidhje i propozoni?
Ose do të kujdesemi për përmirësimin e dy bartësve kryesorë: personelit dhe blerjes. Por, përderisa shpenzimet e jetesës në Zvicër të jenë kaq të larta, ulja e rrogave nuk vie në shprehje. Për këtë arsye do të angazhoheni së pari për uljen e shpenzimeve të blerjes. Sot doganat, barrierat tregtare etj. apo kufizimet në import kujdesen për atë që shumë produkte të jenë dukshëm më të shtrenjta sesa në vendet fqinje. Importet paralele (importet që bëhen direkt nga prodhuesi – përkthyesi) do të duhej të ishin të mundura, në mënyrë që produktet të mund të blehen nën kushte përafërsisht të ngjashme sie edhe në vendet fqinje.(…)
Ose?
Ose do t’ia arrijmë që për të gjithë ta ndërrojmë situatën negative të valutës duke futur kamata negative për deponimet në franga, që Banka Nacionale të intervenojë sërish apo që përmes rregullatorëve të këmbimit ta sjellim vlerën e frangut në një lartësi të përballueshme për ekonominë. (…)
“Tages – Anzeiger”, përkthimi: Nexhmedin Gerguri
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Shoqatat shqiptare në Zvicër, në fokus të numrit të ri të revistës Albinfo.ch Revista është përqendruar në shoqatat, rrjetet dhe lëvizjet që kalojnë suazat lokale ose regjionale, dmth që...
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj