Kosova

Kosovë: Nesër protestojnë organizatat e shoqërisë civile

Nën motot “Tërhiqeni ligjin” dhe “Paratë tona, standardet tona”, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë do të protestojnë nesër para Kuvendit, përcjell albinfo.ch.

Përmes kësaj proteste, që do të fillojë në orën 10, OSHC-të do ta kundërshtojnë Projektligjin për financim të subjekteve politike.

Njoftimi i plotë nga KDI:

Nesër (e premte, 21 qershor 2019) në orën 10:00,

Organizatat e shoqërisë civile do të protestojnë në kundërshtim të Projektligjit për financim të subjekteve politike.

Protesta do të zhvillohet para ndërtesës së #Kuvendit të #Kosovës, në të njëjtën kohë, kur mbahet takimi i radhës i Grupit Këshillëdhënës për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor, nga i cili SHC-ja ka pezulluar pjesëmarrjen.