Lajme
Kosovë, hapet qendra për mbajtjen e të huajve
Kjo Qendër ka nivel të caktuar të sigurisë dhe kufizim të lëvizjes dhe shërben në luftën kundër migrimit të parregullt dhe kontrabandimit me njerëz
Në Kosovë është lëshuar në funksionim një qendër e ndalimit (paraburgim) për qytetarët e huaj që kanë të kaluar të dyshimtë dhe që potencialisht rrezikojnë largimin dhunshëm nga vendi. Kjo qendër është ndërtuar në Vranidoll të komunës së Prishtinës dhe i plotëson të gjitha standardet evropiane.
Kjo Qendër, siç raporton Ministra e Punëve të Brendshme, ka nivel të caktuar të sigurisë dhe kufizim të lëvizjes dhe shërben në luftën kundër migrimit të parregullt dhe kontrabandimit me njerëz. Aty zakonisht ndalen edhe ata persona të huaj që nuk kanë dokumente identifikimi.
Në këtë qendër garantohen të gjitha të drejtat dhe detyrimet e të huajve të ndaluar, akomodimin, shërbimin shëndetësorë, rekreacionin, sigurinë, etj.
“Duke i përmbushur kriteret për të drejtat e trajtimit njerëzor, qendra është e ndarë ne disa blloqe të veçanta, ku ka të caktuara pjesët e veçanta të akomodimit/ndalimit për meshkuj, për femra, trajtim i veçantë për viktimat e trafikimit me njerëz, dhomat e veçanta për familje, duke garantuar maksimalisht privatësinë e tyre, dhe hapësirat e akomodimit për fëmijët e pashoqëruar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Qëndrimi i të huajve të paligjshëm, siç thuhet, brenda në Qendër është i rregulluar me ligj duke u bazuar edhe në direktivat e BE-së, ku i huaji mund të qëndroj 6+6 muaj (1 vit), dhe sa më shpejt të jetë e mundur brenda kësaj kohe i huaji duhet të kthehet, depërtohet në vendin e tij të origjinës.
Ndryshe, ngritja e Qendrës për Mbajtën e të Huajve, është edhe një kusht i plotësuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku janë të cekura kriteret për liberalizimin e vizave për Republikën e Kosovës, dhe tash kjo Qendër është funksionale me të gjitha kapacitetet e saja. Kapaciteti i kësaj Qendre është për akomodimin, ndalimin e rreth 70 personave.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










