Shkurt.ch
Kosovari vret gruan e tij dhe një punëtore të komunës
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 në Pfäffikon të Cyrihut
Sipas policisë, një 59 vjeçar nga Kosova, ka shtënë me armë mbi gruan e tij, 52 vjeçe. Gruaja nga plagët e marra ka vdekur në vendin e ngjarjes. Sipas një dëshmitari okular, çifti nga Kosova kishin pasur zënka edhe më herët, raporton Blick.
Sipas një dëshmitari tjetër, më pas 59 vjeçari nga Kosova ishte parë duke shëtitur me armë në dorë rugëve të Pfäffikonit.
Më vonë janë dëgjuar të shtëna të tjera.
Dëshmitarët kanë thënë se të shtënat kanë ardhur nga objekti i komunës, rreth 100 metra larg nga vendi ku e kishte qëlluar gruan e tij.
Atje, 59-vjeçari kishtë qëlluar një grua të dytë, drejtoreshën e departamentit për Çështje Sociale në Pfäffikon. Ajo e plagosur rëndë ishte dërguar në spital, ku kishte ndërruar jetë gjatë orëve të pasditës.
Policia ka arritur të kap kosovarin që kishte kishte kryer këtë vrasje të dyfisht.
Motivet e kësaj vrasje ende nuk janë sqaruar nga policia..
Çifti nga Kosova kishin pesë fëmijë, katër vajza dhe një djalë.
Mediet zvicerane raportojnë se autori i kësaj vrasjeje ishte me shëndet të keq, ndër të tjera kishte vuajtur nga depresioni.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar Shqiptarja përfundon specializimin në Menaxhment dhe Administratë Publike në SHBA... -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri












