Lajme
Kosovarët e ISIS-it, të paarsimuar dhe mendjelehtë
Sipas një hulumtimi bërë nga QKSS, shumica e kosovarëve që shkuan për të luftuar për ISIS, janë të paarsimuar, me dosje kriminale dhe kanë kushte të rënda ekonomike
Kosovarët që janë pjesë e luftës në ISIS janë njerëz të painformuar dhe mendjelehtë, të cilët i janë bashkuar luftërave arabe pa pasur ide. Kështu është thanë në një konferencë organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), me temën: “Shkaqet dhe pasojat e përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat e Lindjes së Mesme (Siri dhe Irak)”.
Në këtë konferencë u prezantua një raport i cili iu dha përgjigje një varg pyetjesh të cilat ndërlidhen me fenomenin e qytetarëve të Kosovës që po marrin pjesë në luftërat arabe. Në Siri e Irak, siç u tha në konferencë, janë 232 luftëtarë nga Kosova, shumica e të cilëve kanë shkuar gjatë vitit 2013.
Hulumtimi thotë se ideologjia radikale e dhunshme dhe ekskluzive e “tekfirit” nuk është diçka që është e kultivuar dhe rritur në Kosovë gjithë kohës. Por, si filloi ajo të zë vend ndër shqiptarët gjithë andej pas vitit 1999 në Kosovë?
“Kjo ideologji ka gjet vend në Kosovë përmes një numri të imamëve të Shkupit, që e kanë vizituar e kanë studiuar në Lindjen e Mesme, ku kanë rënë preh e qarqeve tekfire tërësisht në bazën e saj ideologjike në Egjipt”, thuhet në raport, citon KlanKosova.
Mësimet tekfire që u përqafuan më tepër në Kosovë, u intensifikuan gjatë vitit 2005. Sipas këtij hulumtimi, shumica e atyre që shkuan për të luftuar për Shtetin Islamik, janë të paarsimuar, me dosje kriminale dhe kanë kushte të dobëta ekonomike.
“Shumica e atyre që e përqafuan ideologjinë tekfiriste janë kryesisht të rinj, të cekët, mendjelehtë, injorantë, pa përvojë dhe pasi nuk marrin referenca fetare nga studiues të besueshëm fetar, zakonisht joshen nga një trup i tretë që ndjek rrugë të shtrembëruara për kryengritje dhe nxiten nga hipokrizia”, thuhet në hulumtim.
Urrejtjen ndaj të arsimuarve, që e shfaqi Lavdrim Muhaxheri, e konfirmon edhe një ish-pjesëmarrës i kësaj lufte, i intervistuar për nevojat e këtij hulumtimi. “Muhaxheri u kishte kërkuar rekrutuesve në Kosovë që të mos dërgojnë njerëz të ndritshëm dhe të arsimuar. Ai i donte ata që i bindeshin dhe që lehtësisht mund t’i ndiqnin urdhrat pa bërë pyetje”, tha ai.
QKKS ka konstatuar se duhet të ketë një program rehabilitimi për ata që dëshirojnë të kthehen në Kosovë, por jo të gjithë duhet të trajtohen njësoj. Në dokument rekomandohet që autoritetet t’i shmangen sa më shumë që është e mundur arrestimeve dhe dënimeve të këtyre njerëzve.
Ndërsa, krerët e BIK-ut këshillohen të shtojnë dhe të zbatojnë inspektimin më rigoroz nëpër xhami lidhur me mësimet dhe punët e tjera fetare që kryhen në to. Hulumtimi thotë se duhet të parandalohet krijimi i statusit të famshëm të imamëve që kanë mendime radikale e ekstremiste.
Ndryshe, raporti i prezantuar nga QKSS, është mbështetur në dhjetëra intervista me të gjithë faktorët relevant, institucione shtetërore, fetare, duke përfshirë dhjetëra vizita në terren tek personat direkt të përfshirë në konflikt dhe familjet e tyre, si dhe në literaturë të ndryshme mbi çështjen e ekstremizmit dhe informatat tjera statistikore.
Në mesin e 22 shteteve perëndimore përfshirë ato në gjithë Evropën, ShBA, Rusinë, dhe Turqinë, prej ku shumica e luftëtarëve të huaj dyshohen se u janë bashkuar organizatave militante në Siri dhe Irak, Kosova renditet në vendin e tetë, me 232 raste të konfirmuara (deri në mes të muajit janar).
E-Diaspora
-
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare Politikani i Gjelbër me origjinë turke, i martuar me një juriste shqiptare, shkruan histori në një... -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











