Lajme
Kosova, vendi ku arsyetohet dhuna në familje
Dhuna brenda familjes kosovare ka shkuar deri në fatalitet sa që dy burra kanë vrarë gratë për shkak të xhelozisë apo problemeve të tjera sociale. Brenda 9 muajve janë raportuar 385 raste të dhunës në familje
Brenda nëntë muajve të këtij viti, janë raportuar rreth 400 raste të dhunës në familje ky viktima së rëndomtë kanë qenë gratë. Madje sipas Policisë së Kosovës, në dy raste dhuna ka përfunduar me fatalitet, pasi burrat për shkak të mosmarrëveshjeve apo gjelëzës, kanë vrarë gratë e veta. E më skandaloze është fakti se për këtë dhunë, asnjë qytetarë nuk është dënuar me vendim të prerë të gjykatës.
Siç raporton “Zëri”, Policisë së Kosovës dhe organizatave që mbrojnë gratë kanë thënë se në regjistrin e sivjetmë janë evidentuar 385 raste të dhunës familjare.
Sipas këtyre organizatave, femrat kosovare vazhdojnë të mbesin pa mbështetje institucionale, ndërsa ka shumë gra që e durojnë “dajakun’” dhe nuk e raportojnë në institucionet e rendit dhe të drejtësisë.
Në vitin 2015 kanë qenë të raportuara 1179 raste të dhunës në familje, prej tyre në 930 raste kanë qenë viktima gratë. Këto statistika flasin vetëm për rastet që janë raportuar në Polici, ndërsa shoqatat e grave thonë se ka shumë gra që e “durojnë dajakun” dhe nuk e raportojnë, për arsye që ta mbrojnë familjen.
Tahire Haxholli është kapitene në Policinë e Kosovës. Ajo thotë se nga dhuna në familje
më shumë preket gruaja. Rastet më të shpeshta të dhunës, sipas saj, paraqiten në lidhjet familjare që janë të martuar, apo bashkëjetojnë…
“Edhe nëse janë motër dhe vëlla ose babë e vajzë femra është viktimë. Edhe kur bëhet grua me burrin, gruaja është viktimë. Kemi raste simbolike, ndoshta dy-tri raste jo më shumë që burrat janë viktima prej grave”, thotë Haxholli për “Zërin”. Kurse, si shkaktarë të dhunës në familje, ajo thotë se dominon gjendja ekonomike, sociale, niveli i arsimimit, niveli social, xhelozia, alkooli, pasojat e luftës…,etj.
E derisa dhuna është fenomen në rritje e sipër, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, bën të ditur se gjatë këtyre muajve nuk ka pasur asnjë aktgjykim për dënim me burg, ndërsa për dënim me gjobë ka pasur dy aktgjykime, për dënim me kusht 17 aktgjykime, ndërsa aktgjykim lirues ka pasur vetëm për një person.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












