Kosova
Kosova, pa flamur në shortin për Botërorin e hendbollit në Spanjë
Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll është paraqitur pa flamur në shortin e hedhur sot për Botërorin që mbahet në korrik në Spanjë.
Në mesin e të gjitha shteteve pjesëmarrëse, vetëm te Kosova u paraqit logo e Federatës dhe jo flamuri shtetëror.
Lidhur me këtë ka reagur edhe Federata e Hendbollit të Kosovës.
“Jemi të indinjuar dhe të befasuar nga ky akt i mosrespektit dhe trajtimit jo të barabartë të Kosovës si shtet dhe të FHK-së. Jemi të befasuar nga trajtimi i tillë i Kosovës nga ana e Federatës Spanjolle të Hendbolli dhe të përfaqësuesit të IHF-së, z. Per Bertelsen, i cili e udhëhoqi shortin”, përcjell albinfo.ch.
FHK urgjentisht ka kërkuar sqarim nga IHF për këtë çështje si dhe ka kërkuar që FHK dhe Kosova të respektohen si të gjitha vendet e tjera pjesëmarrëse ne Kampionatin Botëror U21 që do të mbahet në korrik në Spanjë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










