Lajme
Kosova nga sot ka qasje në programet e BE-së
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini nënshkruan marrëveshje për qasjen e Kosovës në programet e BE-së
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe përfaqësuesja e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, nënshkruan në Bruksel marrëveshjen për qasjen e Kosovës në programet e BE-së. Kjo është marrëveshja e dytë kontraktuale pas marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe BE-së.
Ministri Hoxhaj ka thënë se arritja e kësaj marrëveshjeje është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm pasi që me nënshkrimin e saj Kosova do të përfitojë qasje në programe dhe projekte konkrete ku do të mund të aplikojnë sektori privat, sektori publik, shoqëria civile, institucionet akademike dhe qytetarët e Kosovës.
“Arritja e kësaj marrëveshje është një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm për shkak që i mundëson sektorit privat dhe publik, shoqërisë civile, institucioneve akademike, si dhe qytetareve të Kosovës të konkurrojnë për fonde dhe projekte në kuadër të programeve”, tha ai.
Sipas shefit të diplomacisë kosovare, programet kanë fushëveprimtari të ndryshme si “hulumtimi dhe inovacioni, energjia dhe transporti, shëndetësia, kultura, arsimi, sporti, rinia, zhvillimi i ndërmarrësisë dhe konkurrencës, mbrojtja e ambientit, punësimi, politikat sociale e shumë fusha të tjera”.
Republika e Kosovës vazhdimisht ka shprehur interes të marrë pjesë në këto programe, dhe në vitin 2009 për herë të parë Komisioni Evropian rekomandoi që të shqyrtohet mundësia e Marrëveshjes Kornizë me Kosovën.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










