Kosova
Kosova merr edhe 2 milionë euro nga Gjermania për qeverisje të mirë

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Republikës Federale e Gjermanisë kanë nënshkruar marrëveshjen implementuese për Fazën IV të Projektit për Qeverisjen e Mirë Financiare.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se Gjermania po vazhdon të ndihmojë shtetin e Kosovës me taksat e saj.
Hamza tha se sot nënshkruan një marrëveshje për fazën e katërt të qeverisjes së mirë, vlera e së cilës është 2 milionë euro.
Kjo marrëveshje e bërë 10 vjet më parë ka dhënë rezultate të mëdha sa i takon rritjes së llogaridhënies dhe transparencës.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Held, tha se fazat e mëhershme të kësaj marrëveshjeje e kanë rritur llogaridhënien e ekzekutivit.
Ai tha se përmes kësaj faze do të vijnë instrumente të tjera që edhe tutje do të kontribuojnë në rritjen e llogaridhënies së ekzekutivit dhe transparencës së Parlamentit.
Ambasadori gjerman tha se duhet të punohet më shumë në ATK që të rritet besimi i tatimpaguesve.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Riola Xhemaili, shqiptarja që përfaqëson Zvicrën në Evropian Për Riolën, pjesëmarrja në një Kampionat Evropian nuk është vetëm një sfidë sportive, por edhe një...
-
Një zë i urtë, një grua e fortë: Shyhrete Rexhaj, në mbrojtje të shëndetit mendor të komunitetit shqiptar në Zvicër
-
Hopp Schwiiz me Riola Xhemailin në EURO 2025
-
Ticino: Kapet shqiptari me 9 kilogramë kokainë në makinë
-
Shqiptari i zhdukur në Itali gjendet përmes helikopterit, në gjendje të rëndë
Jeta në Austri
-
Austri – Gjermani: Zemërim për bllokimet e trafikut të shkaktuara nga kontrollet kufitare Për më shumë se tre javë, kontrollet e shtuara kufitare në kufirin e jashtëm të Gjermanisë...
-
Austri: SPÖ dhe NEOS arrijnë marrëveshje për koalicionin e ri në Vjenë
-
Treni i ri veror “i gjumit” do të lidhë Vjenën dhe bregdetin kroat
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji qershor
-
Austri: Çmimet e shtëpive arritën mesatarisht 2,709 €/m² në 2024-ën