Lajme
Kosova, me anëtarësi të plotë në Asamblenë Parlamentare të BEJ-së
Kosova është bërë anëtare e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Këtë e ka bërë të ditur përmes profilit të vet të facebook-ut kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.
“Sot, në konferencën e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që u zhvillua në Tiranë, Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota dhe të barabarta me të gjitha shtetet anëtare të kësaj Asambleje. Ishte një vendim konsensual i vendeve anëtare që Kosova të jetë pjesë e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Kjo shpreh më së miri vlerësimin për progresin që ka shënuar shteti ynë, si dhe vlerësimin e faktit se Kosova është një faktor i paqes, stabilitetit dhe zhvillimeve pozitive në rajonin tonë”, thotë eVeseli në postimin e tij në fb.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











