Lajme
Kosova ka mbi 273 mijë nxënës filloristë
Kjo shifër duke pas parasysh numrin rezident të popullsisë kosovare 1.8 milionë banorë, dëshmon për një popullsi të re dominuese në Kosovë
Statistikat e arsimit që u publikuan sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregojnë se këtë vit mësimin do ta nisin më shumë se 237 mijë nxënës. Kjo shifër duke pas parasysh numrin rezident të popullsisë kosovare 1.8 milionë banorë, dëshmon për një popullsi të re dominuese në Kosovë.
Publikimi i të dhënave statistikore përmban të dhëna gjithëpërfshirëse, lidhur me treguesit statistikorë të arsimit për nivelin e dytë të arsimit fillo nga klasa e parë (1) deri në klasë të pestë (5), si dhe të dhënat për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët nga klasa e gjashtë (6) deri në klasën e nëntë (9).
“Numri i fëmijëve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët është 273 649 prej tyre 132 481 ose 48 për qind janë femra, ndërsa 141 168 ose 52% janë meshkuj”, thuhet në statistikat e ASK-së.
Numri i mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët është 17 594, prej tyre 9 139 ose 51.9 për qind janë femra, ndërsa 8 455 ose 48.1 për qind janë meshkuj.
“Numri i fëmijëve në arsimin privat për fillor dhe të mesëm të ulët është 2 238, prej tyre 946 janë femra, ndërsa 1 292 meshkuj”, thuhet statistika.
Të dhënat janë paraqitur në nivel qendror dhe lokal për arsimin në sektorin publik dhe atë privat, për numrin e shkollave, numrin e nxënësve, numrin e mësimdhënësve, numrin e nxënësve sipas përkatësisë etnike, dhe numrin e nxënësve sipas klasave. Burim i këtyre të dhënave është Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) përkatësisht Sistemi i Menaxhimit të Informatave në Arsim (SMIA).
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










