Kosova
Kosova, e izoluar, edhe këtë vit feston Ditën e Evropës
Kosova vazhdon të mbesë vendi i vetëm i Ballkanit që nuk lëviz pa viza në Bashkimin Evropian, por festa për Ditën e Evropës nuk do të mungojë.
Përveç aktiviteteve të shumta, institucionet e vendit pushojnë këtë ditë, raporton KTV, përcjell Albinfo.ch.
9 Maji në Kosovë do të shënohet me aktivitete, të cilat u prezantuan të hënën në ambientin e ri të qendrës së BE-së, e cila e ka marrë emrin “Shtëpia e Evropës”.
Zëvendësshefi i Zyrës së BE-së, Riccardo Seri, tha se manifestimi i Ditës së Evropës është i rëndësishëm për ta, sidomos këtë vit, kur edhe do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Ndër aktivitetet që do ta shënojnë Ditën e Evropës janë edhe shfaqja e disa filmave dhe koncert pa pagesë.
Seri tha se fokusi i BE-së vazhdon të jetë ekonomia, arsimi dhe mjedisi në Kosovë, prioritete këto që, sipas tij, duhet të jenë edhe të Kosovës.
“Ne duam të vëmë në pah sa i rëndësishëm është zhvillimi ekonomik dhe në këtë aspekt, e ndihmojmë edhe Kosovën. Pra, ekonomia do të jetë fokusi i aktivitetit tonë për një muaj e gjysmë deri më 20 qershor dhe fushata do të quhet ‘Le të flasim për ekonomi”, ka thënë Riccardo Seri, zv.shef i Zyrës së BE-së në Kosovë.
Seri ka shpallur të hapur garën për “Fushatën ekonomike” dhe ka treguar disa nga të nominuarit për këtë garë.
Pjesë e kësaj gare janë disa kompani vendore.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











