Sport
Konfirmohet lëndimi që e lë Mustafin gjatë jashtë fushës
Në konferencën para ndeshjes me Watfordin, trajneri i Arsenalit Arsene Wenger ka njoftuar se qendërmbrojtësi mund të mungojë deri në nëntor
Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, do të mungojë deri në gjashtë javë për shkak të lëndimit në kofshë që e pësoi gjatë detyrës me Gjermaninë.
Mustafi u lëndua në përballjen me Azerbajxhanin dhe iu desh ndihma që të dilte nga fusha.
Në konferencën para ndeshjes me Watfordin, trajneri i Arsenalit Arsene Wenger ka njoftuar se qendërmbrojtësi mund të mungojë deri në nëntor.
“Është gjithmonë e vështirë të parashikosh situatën sepse lojtari që më së paku e kam pritur që do ta humb gjatë ndeshjeve ndërkombëtare ishte Mustafi. Së pari, nuk isha i sigurt se ai do të luajë. Së dyti, Gjermania tashmë ishte kualifikuar dhe nuk prisja që të lëndohej pasi që s’pritja ndeshje kaq intensive. Ai nuk luajti në ndeshjen e parë dhe e humbëm në të dytën”, ka thënë Wenger.
Wenger ka thënë se pret që Mustafi të jetë katër deri në gjashtë javë jashtë.
Futbollisti nga Maqedonia ka pasur gjashtë paraqitje në të gjitha garat sivjet.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












