Lajme
Komuna e Prishtinës me shumë aktivitete për Pavarësi
Për nder të kësaj feste do të festohet me shumë këngë, valle, poezi, shfaqje, promovim të librit, ekspozitë e kështu me radhë
Nëntë vjetori i Pavarësisë së Kosovës do të festohet edhe në mënyra të ndryshme nga Komuna e Prishtinës, raporton albinfo.ch.
Në kryeqytetet do të ketë shumë aktivitete për nder të kësaj feste. Aktivitetet fillojnë në objektin e Galerisë së Fakultetit të Arteve, do të hapet ekspozita me punime të nxënësve të gjitha shkollave të Komunës së Prishtinës.
Në këtë ekspozitë, secili institucion edukativo-arsimor do të përfaqësohet me nga tre-katër punime të punuar nga nxënësit e shkollave të tyre.
Në Teatrin Dodona nga ora 12:00 do të nisin interpretimet e koreve të ndryshme të Kosovës. Mbrëmja e 16 shkurtit në Dodonë, është rezervuar për shfaqjen “Lusi në qiell” me fillim nga ora 19:30.
Ndërsa 17 shkurti, në po këto dy institucione të Komunës së Prishtinës që janë Teatri Dodona dhe Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, do të festohet me shumë këngë, valle, poezi, shfaqje, promovim të librit, ekspozitë e kështu me radhë.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










