Lajme
Kjo kompani në Zvicër u ofron punonjësve ditë pushimi me pagesë për “situata të vështira”
Që nga 1 janari, AXA Sigurimi ka prezantuar një kategori të re mungesash, duke i lejuar personelit të saj të marrë deri në pesë ditë pushim në vit (përveç mungesave tashmë të rregulluara me ligj) nëse janë viktima të dhunës në familje ose seksuale, përcjell Albinfo.ch.
Pesë ditë pushim me pagesë u jepet edhe punonjëseve femra që i nënshtrohen fekondimit in vitro ose që kanë pasur një abort (dy ditë jepen për partnerin).
“Si punëdhënës, ne i marrim angazhimet tona ndaj punonjësve tanë shumë seriozisht,” thotë Daniela Fischer, drejtuese e Përgjegjësisë Njerëzore në AXA Zvicër.
“Kjo do të thotë se ne kemi parasysh vështirësitë që ata hasin në jetën e tyre private. Kjo është thelbësore nëse duam të jemi në gjendje të llogarisim në ekipe të shëndetshme në planin afatgjatë”, shtoi ajo. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










