E-Diaspora

Katër pengesat më absurde zvicerane të natyralizimit

Nëse nuk i dini  të gjitha vendbanimet fqinje në rrethinën ku jetonte

Këshilli komunal në Wislikofen AG nuk ka dashur ta natyralizojë një grua të integruar mirë nga Bangladeshi, e cila në fshat ka jetuar për dhjetë vjet me radhë. Njëra nga arsyet ka qenë: Ajo nuk ka mundur t`i përmendë të gjitha vendbanimet fqinje në rrethinë. Por, kjo nuk është arsyeja më absurde për mohimin e natyralizimit, siç tregon lista e mediave zvicerane, përcjell albinfo.ch.

40-vjeçarja Kaniz Fatema Khan ka jetuar në komunën Aargau të Wislikofen për dhjetë vjet. Gruaja nga Bangladeshi punon në këtë fshat si kuzhiniere, në një institucion për personat me nevoja të veçanta. Dy djemtë e saj kanë lindur këtu. Ajo merr pjesë rregullisht në manifestimet në fshat. Gjermanishtja e saj nuk është e rrjedhshme, por ajo mund të komunikojë pa asnjë problem.

Aftësitë gjuhësore të dobëta dhe integrimi është i diskutueshëm

Megjithëse ka kaluar testin me shkrim të njohurive publike, gjatë kuvendit të tij të rregullt të 28 nëntorit, Këshilli komunal rekomandon që ta refuzojë kërkesën e Khan për natyralizim. Arsyeja: Aftësitë gjuhësore të zonjës Khan janë shumë të dobëta dhe integrimi është i diskutueshëm, siç shkruan “Aargauer Zeitung”, informon albinfo.ch.

Arsyetimi i kreut të ekipit komunal Heiri Rohrer: “Kur e pyetëm për vendbanimet fqinje të Wislikofenit, ajo nuk i ka emëruar të gjitha fshatrat”. Për më tepër, ajo ka mundur të përmend vetëm dy manifestime të rregullta në fshat.

Wislikofen nuk është komuna e parë që bën jehonë me praktikën e saj të natyralizimit, pasi edhe këto katër raste e dëshmojnë këtë fenomen:

Rasti i gruas së re turke të bërë publike nga Aargauer Zeitung ka bërë jehonë ndërkombëtare. Yilmaz ka lindur në Zvicër, është shkolluar këtu, ka përfunduar një trajnim në inxhinierinë civile, punësohet me një vend pune të përhershëm në institucionin ku e kreu trajnimin dhe është e fejuar me një zviceran. Në testin me shkrim për natyralizim, ajo iu përgjigj pyetjeve 100 për qind në mënyrë korrekte.

Harron emrin e malit të famshëm në Engelberg OW (Titlis)

Gjatë bisedës me komisionin e natyralizimit në Buchs AG, Yilmaz ishte nevrike. Gjatë kësaj, ajo e harron emrin e malit të famshëm në Engelberg OW (Titlis). Komisionit gjithashtu i ka penguar se ajo nuk e ka ditur emrin e kasapit dhe bukëpjekësit në fshat, por vetëm shitoret Aldi dhe Migros, transmeton më tej albinfo.ch.

Dhe kur Yilmaz është pyetur për sportet tipike zvicerane, ajo i ka përmendur “chlauschlöpfen” dhe skitarinë. Por, komisioni ka dashur të dëgjojë për “hornussen” dhe mundjen. Këshilli e refuzon kërkesën e Yilmazit me rekomandimin e komisionit. Mirëpo ajo ankohet dhe naturalizohet në përpjekjen e dytë në tetor 2017, informon albinfo.ch.

Kosovari refuzohet për faktin që ai nuk merr pjesë në asnjë shoqatë zvicerane

Kosovari 22-vjeçar, Mërgim Ahmeti, ka dashur të natyralizohet në mars të këtij viti, në vendbanimin e tij, në Rheintal të St. Gallenit. Ai ka lindur në Zvicër, ka shkuar në shkollë dhe punon. Reputacioni i tij është i pa asnjë të metë, pa gjoba në komunikacion, pa borxhe. Përkundër një pune të pjesërishme, Mërgimi vijon edhe shkollën e lartë. Për karrierën e tij, për çdo ditë udhëton me veturë rreth dy orë. Kjo i merr shumë kohë dhe ia redukton kohën për aktivitetet e tij të lira. Për mungesë të kohës, ai gjithashtu është dashur të largohet nga klubi i futbollit të fshatit, pas shtatë vjetësh anëtarësie aktive. Ai nuk është i pranishëm në katër klubet e tjera të fshatit – Pfadi, shoqata e grave katolike, shoqata muzikore, klubi i gjimnastikës.

Fakti që ai nuk merr pjesë në asnjë shoqatë, është një arsye për këshillin e natyralizimit të bashkësisë lokale Montlingen, për të refuzuar kërkesën e Mërgimit. “Integrimi në fshat është i dobët. Ai përpiqet shumë pak për t’u integruar plotësisht në fshat”. Për shembull, ai nuk i di restorantet në qendër të Montlingenit, edhe pse ai është rritur atje dhe që gjenden në rrugën të cilën e kishte frekuentuar gjatë shkollimit të tij. “Në të vërtetë, vetëm `Hirschen` m`u kujtua”, i ka pohuar Mërgimi revistës “Beobachter”, informon albinfo.ch. Dhe thekson: “Por nëse i kisha përmendur të gjitha restorantet, ndoshta do të refuzohesha pasi rri vetëm nëpër restorante”.

Britaniku nuk dinte për prejardhjen e specialitetit zviceran`”raclette”

Një britanez 43-vjeçar me djalin e tij gjashtëvjeçar, në qershor të këtij viti vendosi që të natyralizohej në vendbanimin e tij në Obersee. Provimin me shkrim ai e kaloi pa kurrfarë problemi. Pas pas lindjes së tij, britaniku ishte zhvendosur nga Londra në Château-d’Œx VD dhe flet rrjedhshëm gjermanisht dhe frëngjisht.

Komisioni i natyralizimit, nga ai ka dashur të dijë për prejardhjen e specialitetit zviceran`”raclette”. Për shkak se ai thekson Zvicrën Perëndimore në vend të Kantonit Valis, përgjigjen dhe gjithashtu nuk e di se çfarë është specialiteti “Capuns” nga Graubündeni, komisioni vjen në përfundimin se ai “nuk është mjaft i njohur me zakonet dhe traditat zvicerane”, njofton albinfo.ch.

Ai gjithashtu refuzohet pasi nuk mund të thotë se si vjen deri te një votë dhe në përgjithësi, ka shumë pak ide për sistemin e milicisë.

Pyetet rreth kishave katolike në vend

Në verën e vitit 2017, “20 Minuten” do të bëjë publik rastin e shtetasit 29-vjeçar gjerman M. M. Me prejardhje nga Rheinland-Pfalz, tashmë 16 vjet M. jeton në Zvicër, ku ka vijuar mësimet dhe ka një sipërmarrje në Kantonin Thurgau. Ai është anëtar i shoqatës së punëdhënësve dhe të patundshmërive. Megjithatë, pas një bisede me Komisionin e Migracionit në Kreuzlingen, kërkesa e tij për natyralizim rekomandohet për refuzim.

Ndër të tjera, M. pyetet rreth kishave katolike në vend. Ai ka mundur t`i përmendë disa. Nga kishat e rformuara, ai ka kundur të përshkruajë vetëm situatën. Dhe në vend të katër të kërkuarve, ai ka përmendur vetëm dy muze në qytet. Nga anëtarët e Këshillit komunal të qytetit, gjermani nuk i ka ditur të gjithë. Nga ana tjetër, ai ka mundur të shpjegojë lehtësisht se si funksionon asistenca sociale zvicerane dhe i njeh spitalet dhe kompanitë në Kreuzlingen. Testi me shkrim dhe njohuri M. kishte ekzistuar tashmë më parë, kështu që pyetjet e njohurive nga ana e komisionit, e kishin nevrikosur pa masë: “Personalitetin tim dhe jetën time si një qytetar i integruar, komisionit aspak nuk i ka interesuar”.