Lajme
Kapet prifti britanik i akuzuar për pedofili, po fshihej në Kosovë
Andrew Charles Kingston Soper, prift britanik katolik, u arrestua të dielën në Londër në aeroportin Luton, pasi që kishte qëndruar i fshehur për pesë vjet. Prifti britanik ishte arrestuar në maj në Kosovë, ku ishte burgosur, në bazë të një fletarrestimi evropian të lëshuar nga Britania
Një prift katolik britanik, i moshës 72 vjeç, i akuzuar nga drejtësia e Londrës për abuzim seksual të pesë fëmijëve në “Shkollën Shën Benedikti” ndërmjet viteve 1972 dhe 1986, u arrestua të dielën në një aeroport në Londër. Charles Kingston Andrew Soper, i cili rrinte i fshehur në Kosovë për pesë vjet, është burgosur menjëherë.
Andrew Charles Kingston Soper, prift britanik katolik, u arrestua të dielën në Londër në aeroportin Luton, pasi që kishte qëndruar i fshehur për pesë vjet. Sapo kishte arritur në Londër nga Kosova, prifti i akuzuar për abuzim seksual të kryer mbi nëntë herë në pesë fëmijë mes viteve 1972 dhe 1986, u burgos menjëherë.
Kosova refuzoi ekstradimin e tij
Prifti britanik ishte arrestuar në maj në Kosovë, ku ishte burgosur, në bazë të një fletarrestimi evropian të lëshuar nga Britania. Ai kishte mbetur i burgosur në Kosovë, por ka dy javë më parë kur drejtësia e Kosovës refuzoi për herë të dytë ekstradimin e tij. Kosova kishte argumentuar se “akuzat kundër tij ishin gati për t’u vjetruar”.
Andrew Charles Kingston Soper ishte në arrati që nga lirimin e tij me kusht në vitin 2011 që nga aktakuza e tij për “abuzim seksual të fëmijëve”, fakte që datojnë në periudhën kur ai po mësonte në “Shën Benedikti School”, një institucion privat katolik, i bazuar në Ealing Abbey, në perëndim të Londrës.
Rezultati i një marrëveshjeje me Kosovën?
I kontaktuar të shtunën nga agjencia franceze AFP, autoritetet e Kosovës nuk janë treguar të gatshme për të komentuar kthimin e priftit në Britani, as arrestimin në fjalë, i cili i jep fund një beteje të gjatë ligjore mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.
Nga ana e saj, policia metropolitane e Londrës nuk e di nëse kthimi në vend i priftit ishte rezultat i një marrëveshjeje me Kosovën, apo nëse Charles Andrew Kingston Soper ishte kthyer në Londër vetë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











