CH-Ballkani
Kancelarja Merkel bëhet art në Shqipëri
 
                            Thomas Demand rri ulur me një gotë ujë përpara në pritje të Angela Merkel (CDU). Kjo fjali tingëllon e pabesueshme, sepse Demand është një artist që jeton në Los Anxhelos dhe ndonjëherë edhe në Berlin. Në Berlin atë arriti ta njohë shumë kush, kur më 2009, në Galerinë Nacionale, ekspozoi veprat e tij. Vepra e tij konsiston në krijimin e skulpturave nga fotot e medieve dhe nga fotografimi i tyre i sërishëm. Merkel është kacelarja gjermane, e cila këto ditë është e preokupuar për pengimin e daljes së Greqisë nga euroja. Por Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë, por ja që pikërisht këtu ata takohen me njëri – tjetrin.
Si mundi të vijë deri tek kjo? Rruga e Merkel-it për në Tiranë është më e lehtë për t’u sqaruar, edhe pse edhe ajo të habit. Sepse, ç’është e vërteta, edhe në Berlin dhe në Bruksel do të kishte mjaft për të bërë. Por, kancelarja kishte ndarë mendjen e mosshkëputjes nga kriza greke, e cila po esklaon këtë javë. Pothuajse demonstrativisht ajo do të tregojë se punët rrjedhin në mënyrë të zakonshme më tej („business as usual“ një thënie e Churchill-it më 9.11.1914, si një koment mbi gjendjen politike të kohës – përkthyesi). Njëkohësisht është edhe një gjest i saj për t’i qetësuar tregjet, por edhe për t’i treguar Athinës se ata nuk janë kërthiza e botës, edhe pse ata po gjestikulojnë si të tillë. Për këtë arsye ajo nga Brukseli, ku të mërkurën kaloi gjysmë nate në një takim me kreun e euro-zonës, pas një ndaljeje në Berlin, të cilën e shfrytëzoi për mbledhje me kabnetin e saj, fluturoi për në Ballkan dhe nga aeroporti nëpër rrugët që përvëlonin nga vapa nën flamujt kuq e zi dhe zi-kuq-artë u ndal në rezidencën e kryeministrit.
Dhe Demand? Si ndodhi të vijë artisti nga Kalifornia në qoshin më të skajshëm të Evropës Juglindore? Edhe ai erdhi këtu tek një ditë më parë, por rruga e tij në Tiranë filloi nga Bienali i Venedikut. Aty para 15 vjetësh njohu artistin shqiptar, Anri Sala. Ai është i njohur për videot e tij. Ai jeton në Berlin, në ishullin e muzeve, aty ku gjendet edhe banesa private e Merkel-it. Ndoshta ju ka rastisur të jenë takuar ndonjëherë edhe në holin e blerjes. Por për takimin e rrallë u desh edhe një artist i tretë – Edi Rama, një artist i njohur ndërkombëtarisht, i cili ndërroi profesionin para dhjetë vitesh: Rama u bë politikan – ai tash është kryeministër i Shqipërisë.
“Përshtaten si dy sytë”
Burri i gjatë me kafkën e shogët nuk i befason vazhdimisht vetëm bashkëkombësit e tij: Rama ka vendosur pikërisht që katin e poshtëm të rezidencës së tij ta shndërrojë në një “Qendër të Publikut dhe të Demokracisë” . Derisa lart qeveriset, poshtë do të mbahen workshope dhe do të tregohet art: fotot e Demand-it do të ekspozohen si të parat.
Rama nuk ia ka treguar fotot Merkel-it, por e ka vendosur atë para tyre – bile e ka bërë atë edhe pjesë të veprës artistike. Merkel-i e mban koferencën e saj për shtyp drejtpërdrejt para veprës “Sign”. Ajo jep qëndrimet e saj dhe ju përgjigjet pyetjeve para një fotoje të saj të madhe të bërë në atelienë e Demand-it. Ai ka rikrijuar një tablo, të cilën e kishte gjetur në një foto të krijuar më 1939 me rastin e Ekspozitës Botërore në Nju Jork. Dy duar të ngërthyera në njëra – tjetrën dhe mbishkrimi “consumer coorporation” në origjinal. Demand e ka hequr mbishkrimin, por porosia është e qartë: liria, shkëmbimi, bashkëpunimi, mirëqenia. “Motivi i premtimit të kapitaliznit”, thotë Demand. Ëndrra e Perëndimit… Këtu në Tiranë në “gjendjen e boshësisë”… Që Rama, i cli don ta shpiejë vendin e tij në BE, e ka vënë këtë foto pas Merkel-it , Demand e konsideron të qëlluar si “dy sytë”.
Derisa Demand me gotën e ujit para pret në njërën prej hapësirave përcjellëse, kryeminsitri Rama përshkruan rrugën “nga diktatura e mugët në demokracinë evropiane”. Ai lut për atë që Shqipërisë t’i ofrohet në vjeshtë termini për hyrje në BE: ndoshta edhe më vonë, por për të cilin qëllim vendi i tij do të punojë fort. Merkel refuzon terminin. Rama premton pajtim me ish armikun Serbinë sipas” shembullit gjermano – francez” .
Merkel fluturon po në të njëjtën natë në Beograd. Të dy pajtohen që shqiptarët të mos mund të marrin azil në Gjermani. “Kjo është një udhë pa krye, që s’do të funksionojë”, paralajmëron Merkel. Edhe Rama thotë “Shqipëria duhet të konsiderohet vend i sigurtë”. Por rrëfimin esencial të udhëtimit të Merkel-it në Ballkan e shpjegon vepra e artit të Thomas Demand së cilës tash i takon edhe Merkel. ¨Ëndrra për Perëndimin ekziston ende”. Ajo quhet ende Evropë. Për të ëndërrohet ende. Bile edhe në Shqipëri.
Vie edhe tek takimi mes kancelares dhe artistit. Shkëmbehen vetëm shkurtimisht ca fjali. Sidoqoftë, foli vepra.
“Die Welt” – Përkthimi për Albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
- 
                                                
                             Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles Fillon angazhimi akademik i Marigonës në kuadër të programit Fulbright... Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles Fillon angazhimi akademik i Marigonës në kuadër të programit Fulbright...
- 
                                                
                             Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës
- 
                                                
                             Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
- 
                                                
                             Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake
- 
                                                
                             “Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt “Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt
Jeta në Austri
- 
                                                
                             Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë...
- 
                                                
                             Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa
- 
                                                
                             Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025
- 
                                                
                             Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025
- 
                                                
                             Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese


 
                        






 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                