Lajme
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin me ekspozitë të fotografit Arian Mavriqi
Mbrëmë në Ambasadën e Kosovës në Berlin u hap ekspozita e fotografit Arian Mavriqi, duke shënuar fillimin e Javës së Kulturës së Kosovës dhe 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Ambasadori Faruk Ajeti theksoi rëndësinë e kësaj dite historike, duke nderuar të gjithë ata që kontribuuan drejt çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Në këtë drejtim, i jemi mirënjohës rolit dhe kontributit të shtetit dhe popullit mik gjerman dhënë në ndër vite ndaj Kosovës.
Për të shënuar këtë datë të rëndësishme, kemi vendosur të organizojmë Javën e Kulturës së Kosovës, përmes disa aktiviteteve të rëndësishme që t`i japim jehonë kulturës tonë dhe vlerave që përfaqësojmë, u shpreh në mes të tjerash Ambasadori Ajeti.
Ndërsa, autori i fotografive, Arian Mavriqi foli rreth punës së tij dhe emocionet që japin fotografitë anekënd Kosovës. Mavriqi u shprehu mirënjohës që fotografitë e tij po prezantohen edhe në Berlin para publikut gjerman dhe diasporës shqiptare.
Ekspozita “Flasim përmes fotografisë” prezantoi peizazhe të mrekullueshme të Kosovës, të cilat shpërfaqin dhe zbulojnë thesaret natyrore të Kosovës.
Ekspozita do të jetë të hapur për publikun deri më 12 qershor, nga ora 12:00-15:00 në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa














