Shkurt.ch
Ish-ministrat kanë të drejtë të punësohen në ekonomi
Ish-ministri Luenberger mund të ushtrojë postin e anëtarit të Këshillit drejtues të ndërmarrjes "Implenia"
Qeveria Federale nuk ka asgjë kundër angazhimeve të ish-ministrave të saj në poste të paguara private, menjëherë pas përfundimit të mandatit të tyre qeveritar. Kështu është deklaruar qeveria sot, duke iu referuar angazhimit në Këshillin e firmës së ndërtimit “Implenia” të ish-ministrit të Transportit dhe të Telekomunikacionit, Moritz Leuenberger, shkruan 20 Minuten.ch.
“Qeveria pozicionohet kundër kufizimeve, prandaj nuk sheh ndonjë arsye që në këtë rast të vendosë ndryshe”, mund të lexohet, veç tjerash, në përgjigjen që ajo i ka dhënë deputetit të Dhomës së Ulët nga SVP-ja, This Jenny.
Ky i fundit i kishte drejtuar qeverisë një mocion, sipas të cilit, ish-anëtarët e Qeverisë federale do të obligoheshin që për katër vjetët pas përfundimit të detyrës zyrtare të mos kenë të drejtë të marrin pozicione me pagesë në ndërmarrjet ekonomike.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











