Lajme
Investon në Kosovë, nuk e lënë të bëj biznes
Një investitor italian e ka privatizuar ish-Ndërmarrja NBI Suhareka, por ka 7 vjet që nuk po mundet ta funksionalizojë biznesin, për shkak të problemeve gjyqësore
Ndërmarrja NBI Suhareka ishte shitur nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit gjatë 2006-2007 me anë të Spin Off-it special, duke shpallur fitues kompaninë QMI dhe grupin Fantinel nga Italia. Por, nga ajo kohë, investitori italian nuk po mundet ta vë në funksion biznesin e tij, për shkak të probleme gjyqësore.
Në nëntor të vitit të kaluar, investitori italian Fantinel, kishte menduar se pas 7 vjetësh problemet e tij do të përfundonin. Por, ndodhi e kundërta. Ai, përpos problemeve që vazhdon t’i ketë me aksionarin tjetër, kompaninë QMI, tash e disa muaj po përballet me probleme edhe me sistemin gjyqësor, raporton KTV.
Sami Ademi, zëvendësdrejtor i Agrokosova Holding, (emri që mbanë kompania me investitorë italian) i cili bashkëveprim me kompaninë Fantinel, ka thënë se investitori italian ka një kohë të gjatë që po kërkon ndihmë nga të gjitha institucionet shtetërore, por deri më tani ka munguar gatishmëria për t’i ofruar ndihmë.
Ai ka thënë se deri tash Fantinel ka investuar rreth 2 milionë euro në sjellje të pajisjeve, ndërsa së shpejti do t’i investojë edhe 2 milionë euro të tjera për t’i plotësuar të gjitha kërkesat e vëna nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Ish-ndërmarrja NBI Suhareka, dikur ka prodhuar me tonelata verë dhe produkte të tjera të rrushit. Ajo aktualisht posedon qindra hektarë vreshta, ndërsa ishte shitur për 4 milionë e 175 mijë e 999 euro, ndërsa obligimet për investim, kanë qenë 8 milionë e 600 mijë euro.
Grupi Vinicolo Fantinel ka 70 për qind të aksioneve, kurse QMI-ja 30 për qind të aksioneve. QMI-në në atë kohë e përfaqësonte familja Doimo nga Italia.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














