Sport
Intervista e Mavrajt për ‘Bild’ nga A deri në Z
“Bashkatdhetari im, Granit Xhaka, është një person fantastik dhe një model i rëndësishëm për të rinjtë shqiptarë”, ka thënë Mavraj
Futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe Hamburgut, Mërgim Mavraj ka dhënë një intervistë për të përditshmen e madhe gjermane ‘Bild’, duke ju përgjigjur pyetjeve nga A deri në Z, përcjell albinfo.ch.
Ai edhe një herë ka treguar anën e tij humane, duke thënë se përpiqet të ju ndihmon atyre që kanë nevojë. Lexon shumë, derisa ka folur edhe për Granit Xhakën se është shembull për të rinjtë shqiptarë, skuadrën e tij Hamburg, trajnerin e bashkëlojtarët.
A, si beteja e mbijetesës: “Kjo situatë ndan grurin nga byku, ose të rinjtë nga burrat. Një pyetje e vërtetë e karakterit”.
B, si çlodhje: “Unë e bëj këtë në mënyrë spontane. Ndoshta shikoj ndonjë lojë NFL natën”.
C, si një tipar karakteri: “I dua njerëzit për zemërgjerësinë dhe njerëzillkëkun”.
D, si budallallëku: “Kjo është kur nuk i pasqyron gjërat dhe nuk i mban ato”.
E, si “Euro 2016”: “Pjesëmarrja me Shqipërinë në këtë garë i ka bashkuar të gjitha grupet etnike në vendin tonë. Turneu ka hyrë në histori për ne dhe ka qenë shumë i rëndësishëm”.
F, si familje: “Do të thotë gjithçka për mua. Është shumë e rëndësishme”.
G, si Gisdol: “Trajneri im. Shumë profesional, shumë i mirë. Ai më ka bërë më të mirë në vetëm një vit. Ai dha një kontribut të madh për të na shpëtuar vitin e kaluar”.
H, si hobi: “Besimi. Unë studioj islamin. Bëj shumë biseda për këtë temë. Kam tre miq, të cilët janë të gjithë imamë dhe jetojnë në tri vende të ndryshme. Unë jam vazhdimisht në kontakt me ta. Mësoj më shumë prej tyre”.
I, si idhull: “Definitivisht, Profeti ynë Muhamed. Ai është pjesa praktike e besimit, duke treguar se si të merresh me vështirësitë, suksesin ose dështimin. Ju mund të transferoni shumë gjëra nga jeta juaj në jetën tonë”.
J, si Jugendwahn: “Më pëlqen vërtet besimi tek të rinjtë. Por, unë mendoj se në fund, terreni mes të rinjve dhe pleqve është më i miri”.
K, si Këln: “Ky ishte stacioni më formues i karrierës sime. Unë e dashuroj klubin, kam simpati të madhe për ta. Ju uroj që të parandalojnë problemet”.
L, si ves: “Spontaniteti im. Papritmas, unë vetëm rezervoj një udhëtim dhe fluturoj larg. Ose vizitoj nënën time, pa e planifikuar fare”.
M, si menu: “Më pëlqen të ha “Cevapcici”. I dua këto prodhime të mishit të grirë, kam gjetur ndërkohë një restorant të madh në Hamburg, në të cilin e përgatisin shumë të shijshëm”.
N, si ekipi kombëtar: “Kombëtarja është nderi më i madh që kam marrë ndonjëherë deri më tani”.
O, si sakrifica: “Unë rrezikoj shumë, për ta mbështetur nevojtarin. Po, e lë zonën time të rehatisë, pasi me të vërtetë kënaqem duke e bërë këtë”.
P, si Papadopoulos: “Një njeri i mirë, mbrojtës dinjitoz, i cili nuk ka nevojë të fshihet nga më i madhi”.
Q, si agoni: “Një disiplinë djallëzore. Jam shumë i frikësuar prej saj. Ndërsa jam me pushime, tashmë po mendoj për këtë provë”.
R, si luajtje në rënie: “Kam luajtur me Fürth kundër HSV, në vitin 2014. Gëzimi i “hamburgerëve” ishte më i madh se dhimbja që ne të mos e kishim bërë”.
S, si Schalke: “Kundërshtari ynë i ardhshëm. Një klub i madh”.
T, si talent: “Unë jam shumë, shumë vetëkritik, nuk mund të trajtohem me lavdërim. Dhe kjo më ndodh që nga fëmijëria”.
U, si mbështetje: “Unë e shoh ndihmën time për më të varfrit si detyrë. Kam bërë shumë për këtë gjë. Kjo është mënyra ime për të thënë faleminderit”.
V, si dëshmi me video (WAR): “Plotësisht e panevojshme. Më shumë mallkim se bekim”.
W, si Krishtlindjet: “Ka kuptim të madh për shumë njerëz. Një festë e mirë familjare”.
X, si Xhaka: “Bashkatdhetari im, Granit Xhaka, është një person fantastik dhe një model i rëndësishëm për të rinjtë shqiptarë”.
Y, si Ypsilon: “Letra e dytë e fundit në alfabet”.
Z, për zero: “Puna ime në fushë, gjithmonë nis nga zero”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












