Kosova
Hoxhaj: Misioni i UNMIK-ut në Kosovë ka përfunduar para një dekade
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mirëpritur vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për t’i reduktuar takimet periodike për misionin e UNMIK-ut në Kosovë.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj theksoi se misioni i UNMIK-ut është kryer një dekadë më parë dhe dëshmia për këtë është ndërtimi i suksesshëm i shtetit në Kosovë.
Në një postim në Twitter, Hoxhaj shkroi se Kosova duhet të jetë anëtare e OKB-së, në mënyrë që kjo organizatë ta ketë një rol të ri në Kosovë, njësoj sikurse në vendet e tjera, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
“Mirëpresim vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për t’i rralluar takimet periodike për UNMIK-un. Ky mision ka përmbushur mandatin e tij një dekadë më parë dhe dëshmia më e mirë për këtë është ndërtimi i i suksesshëm i shtetit dhe paqes në shtet. Kosova duhet të jetë anëtare e OKB-së, në mënyrë që kjo organizatë ta ketë një rol të ri në vendin tonë, njësoj sikurse në vendet e tjera”, ka shkruar zëvendëskryeministri Hoxhaj.
Këshilli i Sigurimit mori vendim që katër mbledhje në vit për Kosovën janë të tepërta, duke pasur parasysh që situata në Kosovë është e qetë. Presioni për reduktimin e mbledhjeve erdhi nga ana e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa u kundërshtua ashpër nga Rusia dhe Serbia.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












