Kosova
Haradinaj: Kosova e ka merituar ushtrinë
Tranzicioni i FSK-së po tregon rrugën e qartë dhe angazhimin e Kosovës drejt konsolidimit të shtetësisë, konsolidimit të arkitekturës së Sigurisë Kombëtare, si dhe kontributin rajonal për stabilitet dhe siguri”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ligjëratës së tij, para studentëve në Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK).
Kryeministri Haradinaj shpjegoi fazat e transformimit të FSK-së në ushtri, duke thënë se vendimi sovran së bashku me konsultimet gjithëpërfshirëse çuan në suksesin e procedimit të tri ligjeve mbi tranzicionin e FSK-së.
“Ishte një proces, jo një vendim i izoluar. Ky proces transparent e përgatitë Kosovën për rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe i hapë rrugë që të kontribuojë më tej drejt paqes dhe stabilitetit nëpërmjet Operacioneve të Mbajtjes së Paqes”, tha Kryeministri Haradinaj.
Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj u shpreh i bindur se Kosova do të bashkohet me NATO-n në vitet e ardhshme dhe prania e Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë është e mirëpritur përgjithmonë, duke besuar se anëtarësimi në NATO për të gjitha vendet e rajonit është alternativa më e mirë drejt paqes, sigurisë dhe stabilitetit.
“Jo vetëm Kosova, por edhe rajoni ynë do të përfitojnë nga tranzicioni i FSK-së, pasi zhvillimi i një ushtrie të vogël multietnike dhe profesionale do të rrisë sigurinë dhe stabilitetin rajonal, ajo shmang mundësinë e ndonjë vakuumi të sigurisë në Kosovë dhe kontribuon në përafrimin e vendit tonë me vlerat euroatlantike, lehtëson kalimin e Republikës sonë nga një konsumator i sigurisë tek një ofrues i saj, duke i përfaqësuar dhe mbështetur të gjitha komunitetet e Kosovës, lejon angazhim më të madh dhe bashkëpunim me KFOR-in dhe NATO-n, por edhe forcon ekonominë tonë”, ka thënë Haradinaj.
Për kontributin e madh në këtë çështje, Kryeministri Haradinaj falënderoi SHBA-në për trajnimin, arsimin dhe zhvillimin profesional të FSK-së, duke shtuar se FSK-ja perceptohet si institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend gjatë gjashtë vjetëve të fundit.
Në përfundim të ligjëratës së tij, Kryeministri Haradinaj, foli edhe për orientimin aktual dhe të ardhshëm të FSK-së, e që siç tha ai, FSK-ja është një forcë e besueshme, përfaqësuese dhe e gatshme dhe se për të ruajtur këtë nivel të profesionalizmit, ajo duhet të vazhdojë dhe të rrisë bashkëpunimin e saj me SHBA dhe NATO.
“Ndërtimi i FSK-së dhe tranzicioni i saj, është jetësor për të vazhduar zhvillimin e bazuar në standardet e SHBA-së dhe NATO-s në Doktrinën, Udhëheqjen, Sistemin e Armëve dhe Pajisjet”, vlerësoi Kryeministri Haradinaj, duke thënë se ndërtimi i kapaciteteve të plota do të zgjasë rreth 10 vjet dhe do të ndahet në tri faza.
Duke folur rreth mandatit dhe tri projektligjeve për FSK-në, Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ligji për Shërbimin e FSK-së, Kryeministri Haradinaj tha se Kosova do të respektojë plotësisht mandatin e misionit të KFOR-it, ndërsa FSK-ja do të vazhdojë të mbetet një institucion partner në KFOR.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











