Kosova
Haradinaj i përgjigjet BE-së: Vendimi për taksën, është i pandryshueshëm

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se qëndrimi i Kosovës ndaj vendimit për taksën është i pandryshueshëm. Me këtë ai i është përgjigjur letrës së Përfaqësueses së Lartë e BE-së, Federica Mogherini, Komisarja për Tregti, Cecilia Malmstrom dhe Komisari Johannes Hahn, të cilët një ditë më parë kërkuan që Kosova të heqë taksën për ta larguar emrin Unmik që ka Kosova në Cefta dhe për ta vendosur emrin e Kosovës me fusnotë.
Ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë, ekzekutivi kosovar e ka refuzuar këtë kërkesë. “Nuk ka kuptim të hidhet faji për situatën në të cilën jemi. Ju jeni shumë mirë të vetëdijshëm për realitetin. Ajo për të cilën kemi nevojë tash është një nismë e re për ta ngritur dialogun në atë nivel ku çështjet si kjo e taksës janë të përfshira në një marrëveshje më të gjerë. Duke e pasur parasysh këtë, ne e kemi publikuar Draftin Gjithëpërfshirës për Marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, i cili i është prezantuar edhe Përfaqësueses Speciale të BE-së, Nataliya Apostolova, të enjten, shkruan albinfo.ch
Qëllimi ynë është që t’i kombinojmë të gjitha gjërat për të cilat është arritur marrëveshje apo që janë shtruar mbi tavolinë në një instrument të vetëm, i cili mund ta ndërtojë bazën për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes dy shteteve”, thuhet në përgjigjen e kryeministrit Haradinaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor