Kosova
Hajnat, me maska, vjedhin laptopa në një dyqan në Gjilan
Pamje nga momenti kur katër persona vjedhin laptopat në një dyqan në Gjilan

Katër persona gjatë ditës së djeshme dyshohet se kanë vjedhur disa laptopa në Gjilan.
Arsim Krasniqi, pronar i dyqanit, ka publikuar në Facebook pamje nga momenti kur të dyshuarit vjedhin disa laptopa.
Krasniqi për Koha.net ka thënë se rasti është lajmëruar edhe në Polici, derisa ka bërë thirrje për qytetarët që të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarve.
“Pas një vjedhjeje që ka ndodhur në lokalin tonë në Lagjen Bojanina, rruga ‘Esat Berisha’ më 26.09.2019, ora 01:42, siç shihet në video nga kamerat e sigurisë, vetura e tipit Volkswagen Golf 4 karavan me ngjyrë të gjelbër. Nëse dikush mund t’i identifikojë personat në video dhe foto, ju lutemi të informoni Policinë e Kosovës. Ju faleminderit për bashkëpunimin”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
https://www.facebook.com/arsim.krasniqi.9/videos/pcb.3065080413524304/3065015570197455/?type=3&theater
https://www.facebook.com/arsim.krasniqi.9/videos/pcb.3065080413524304/3065024513529894/?type=3&theater
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz