Kosova
Kosovë: Vjedhja e një pule u kushtoi me 750 euro gjobë tre të akuzuarve
Vendim: Vjedhja e një pule, gjobë prej 750 euro
Shpeshherë dëgjojmë raste nga më të ndryshmet dhe më interesante në jetën e përditshme, por në shtetin e Kosovës po i bëhet jehonë një rasti unik, që ka të bëjë me vjedhjen e një pule në qytetin e Prizrenit, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se tre të akuzuarit S.L., N.M. dhe R.L., janë dënuar me 750 euro gjobë, pasi në kotecin e të dëmtuarit A.F. kanë marrë një pulë.
Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, për këtë veprim secili nga të akuzuarit është dënuar me nga 250 euro gjobë.
Aktgjykimi në fjalë është shpallur në seancën fillestare të 16 dhjetorit të vitit 2019, nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Fatmir Krasniqi, pasi paraprakisht të akuzuarit e kanë pranuar fajësinë.
Ndërkaq, i dëmtuari A.F. për realizmin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.
Prokuroria Themelore në Prizren, në tetor të vitit 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj S.L., N.M. dhe R.L., me arsyetimin se të akuzuarit në janar 2018, pas mesnate në komunën e Prizrenit, në bashkëveprim ia dëmtojnë pasurinë të dëmtuarit A.F., ashtu që shkojnë në shtallën e pulave, pronë e të dëmtuarit, ku të akuzuarit S.L. dhe N.M. përmes një çekani e hapin drynin e kotecit të pulave, të cilin e dëmtojnë, ndërsa i akuzuari R.L. hynë brenda dhe merr një pulë dhe pastaj largohen nga vendi i ngjarjes.
Me këtë, ata akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, nga neni 333, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me burgim deri në një vit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












