Lajme
Hahn: Përgjegjësinë për mosliberalizim të vizave e kanë politikanët kosovarë
Komisionari Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn tha se nga 95 kushtet për liberalizim të vizave, Kosova i ka përmbushur 93. Fajin për vonesën e liberalizmit, sipas tij, e kanë politikanët kosovarë
Nga 95 kushtet sa i ka vendosur Bashkimi Evropian, institucioneve në Prishtinë për liberalizimin e vizave, 93 janë plotësuar dhe vetëm dy kanë mbetur në proces: ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi dhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Kështu ka deklaruar sot në Bruksel, Komisionari Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn në një konferencë për media. Ai tha se në rastin e Kosovës ishin vendosur 95 kushte dhe Kosova deri tani ka përmbushur 93 prej tyre, citon Telegraf.
“Kjo është arsyeja pse Komisioni Evropian ka gjasa të prezantojë një raport të fundit për Kosovën në maj të vitit që vjen dhe aty do të shihet se a do të ketë nevojë për një raport të dytë apo se çdo gjë ka përfunduar dhe të lajmërohet këshilli. Mirëpo sa i përket përmbushjes së kushteve të mbetura, kjo është përgjegjësi e të gjithë politikanëve në Kosovë”, dekalitri Hahn.
Ai tha edhe se ka ende shumë për t’u bërë dhe se tani duhet të zbatohet legjislacioni, që nënkupton Gjykata Speciale dhe t’u shkohet në fund gjetjeve në rastet e korrupsionit, “|pasi që gjykata tani po merret me to dhe po arrihet të merren vendime, mirëpo gjithsesi duhet të ketë një luftë konstante kundër korrupsionit”.
Në pyetjen e shtruar nga gazetarët se përse Kosovës i është vendosur kusht demarkacioni kur të gjithë e dimë se nuk ishte kushti i njëjtë edhe për vende të tjera të ish-Jugosllavisë siç është Kroacia, Hahn tha se “ne kemi mësuar nga gabimet e mëhershme dhe se nuk duam të lëmë çështje të pazgjidhura”.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











