Lajme
Gurthyes si “kërpudha” në Kosovë
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Në Kosovë operojnë 140 gurthyes të cilët vazhdimisht e ndotin ujin dhe ambientin
Banorët e tri fshatrave të komunës së Pejës, Gllaviçicë, Leshan dhe Ramun janë në hall të madh me gurthyesit dhe separacionet e zhavorrit që janë në këtë rajon. Ata kanë kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës, që të marrin masa ndaj këtyre gurthyesve por deri më tani nuk është bërë asnjë lëvizje.
Zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), kanë thënë se është pranuar ankesa e banorëve të këtyre fshatrave, por nuk kanë treguar për masat që i kanë marrë.
Bashkim Bekolli është këshilltar Politik dhe zëdhënës i MMPH-së, ka deklaruar për Kosova Info se në Republikën e Kosovës operojnë 140 gurthyes, dhe të gjithë këto janë të pajisura me Pëlqime Mjedisore nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe me Licencë nga Komisioni i Pavarur i Minierave dhe Mineraleve.
Megjithatë, Bekolli, nuk ka bërë të ditur se sa është numri i gurthyesve të cilët operojnë ilegalisht në tërë territorin e Kosovës, e që bëhet e ditur se numri i tyre është shumë i madh.
Ndërkohë, Kemajl Zeqiri, anëtar i Bordit të Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, ka deklaruar se KPMM është në dijeni lidhur me Ankesën e banoreve të fshatit Gllaviqicë. Sipas tij, pas shqyrtimit të kësaj ankese KPMM, përmes inspektoratit ka dalë në terren dhe ka konstatuar gjendjen, dhe po ashtu, ka vepruar konform dispozitave të përcaktuara në Ligjin për Minierat dhe Mineralet.
“Megjithatë duhet theksuar se, nuk qëndron i plotë se në atë lokacion zhvillohen veprime ilegale, pasi që në atë lokacion ka edhe ndërmarrje të cilat janë të licencuara dhe veprojnë në përputhje me dispozitat e ligjit për miniera dhe minerale”, ka thënë Zeqiri.
Po ashtu, sipas tij, Bordi i ri i KPMM-së ka shqyrtuar këtë ankese edhe në vitin 2015 me një herë pas konstituivit si Bord nga ana e Parlamentit te Republikës se Kosovës.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, e cila është njëherit me e zëshmja për problemin e banorëve të këtyre fshatrave, ka thënë se është interesuar shumë të dijë nga institucionet përkatëse në lidhje me ndotjen e lumenjve dhe çështjen e gurthyesve në Kosovë.
Me këtë rast, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, i është përgjigjur se institucioni që ai drejton e ka si prioritet kryesor çështjen e lumenjve dhe gurthyesve.
“Atë që unë e kam bërë prej se kam ardhur në ministri është se e kam identifikuar këtë çështje si prioritet të lartë dhe kam kërkuar ngritjen e një komisionin për të analizuar situatën. Kjo çështje nuk mund të adresohet vetëm me një ose dy institucione por duhet të merren që nga politika deri në institucione të ndryshme”, i është përgjigjur ministri Agani, deputetes Gaxherri.
Sipas banorëve të këtyre fshatrave, gurëthyesit, eksploatueset dhe seperacionet e zhavorrit, jo vetëm që po i degradojnë lumenjtë dhe tokës, ata nuk i paguajnë shtetit, tatim as TVSh, e as në miniera as asgjë.
Përfaqësuesit e këtyre fshatrave kishin protestuar kundër tetë separacioneve të zhavorrit dhe gurthyesve që me punën e tyre po ua vështirësojnë jetën.
“Gurthyesit në vazhdimësi punojnë, ja nisin pas mesnatës deri në mëngjes dhe vazhdimisht bëjnë zhurmë dhe bëjnë me pluhur gjithçka çfarë ka në fshatra. Të gjitha këto na kanë pru në këtë pikë që ne të dalim të protestojmë deri në zgjidhjen e këtij problemi madhor për këto fshatra”, kanë thënë përfaqësuesit e fshatarëve, duke shtuar se nga gurthyesit dhe seperacionet e zhavorrit po u rrezikohet uji i pijes, shtrati i lumit Lumbardh është thelluar, dhe njëherit edhe zhurma e tyre po I pengon shumë këta banorë.
Ndërkaq, banorët e këtyre fshatrave kanë deklaruar se që 15 vjet, gurthyesit po e bëjnë të pamundshëm jetën për mbijetesë.
Ata kanë shtuar se janë të tmerruar për tokat e tyre që nuk mundem t’i ujisin, pasi që, sipas tyre lumi ka shkuar deri 5 deri 7 metra thellësi, dhe kjo gjë pamundëson ujitjen e tokave.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











