Lajme
Grekët masivisht i shesin pronat e tyre
Mbi 200.000 shtëpi janë në shitje në Greqi, numri i tyre është rritur me 25% në krahasim me dy vjet më parë, raportojnë agjentët e shitjes, përcjellalbinfo.ch.
Ky “bum” në shitje është regjistruar për shkak të pamundësisë së njerëzve për të paguar taksat e larta të pakapshme. Rreth 99.000 shtëpi janë reklamuar në shitje në Athinë dhe Selanik, dhe numri në vend po i afrohet 110.000, raportojnë mediat në Athinë.
Megjithatë, sipas presidentit të faqes për pasuri të paluajtshme „E Real Estates“, Temistokal Baca, ka pronarë të cilët synojnë të shesin pronën e tyre, por pa njoftim.
Çmimet e pronave në Athinën qendrore janë shumë të ulëta në krahasim me vitet e mëparshme. Shtëpia prej 70 metrash katrorë në një qendër të mirë të lagjes mund të gjendet për 20.000 euro. Një paradoks tjetër tregon se shumë shtëpi me qira në qendër të Athinës jepen nga pronarët vetëm për të paguar energjinë elektrike, ujin dhe tatimin, pa paguar qiranë mujore.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












