Kosova
Gjermania bën thirrje për dialog mes Kosovës dhe Serbisë
Qeveria e Gjermanisë u ka bërë thirrje qeverive të Kosovës dhe të Serbisë që të shmangin tensionin midis tyre dhe t’i rikthehen dialogut.
Zëdhënësi Steffen Seibert ka kritikuar fushatën e Serbisë për të penguar antarësimin e Kosovës në agjencinë ndërkombëtare të policisë, Interpol si dhe Kosovën për vendosjen e taksës 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia.
“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin përshkallëzimin”, tha Seibert në Berlin, duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve Serbi-Kosovë është parakusht për bisedimet e pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, raporton DPA.
Qeveria në Prishtinë ka fajësuar, siç ka thënë, “fushatën e egër” të Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol, gjatë një votimi që është mbajtur këtë muaj, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch
Autoritetet kosovare, javën e kaluar, kanë rritur nga 10% në 100% taksën mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












