Lajme
Gjermania, 30 milionë € për zhvillimin e Kosovës
Marrëveshja në vlerë 29.5 milionë €, u nënshkrua nga ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministri gjerman i Zhvillimit Ekonomik, Gerd Müller
Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë nënshkruan të mërkurën një marrëveshje bashkëpunimi në fushën zhvillimor. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministri gjerman i Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik, Gerd Müller,
Marrëveshja arrin vlerën prej 29.5 milionë euro, ku 17 milionë janë asistencë financiare dhe 12.5 asistencë teknike. Këto fonde të qeverisë gjermane janë të orientuara në shumë sektorë të ekonomisë, duke kombinuar arsimin, tregun e punës, çështjen e kadastrës, efiçiencën e energjisë dhe fusha të tjera.
“Shteti gjerman është një ndër kontribuuesit dhe donatorët më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës. Që nga viti 1999 Republika Federale e Gjermanisë ka kontribuar në zhvillimin e Kosovës përmes asistencës financiare dhe asaj teknike në vlerë prej 450 milionë euro, mjete këto të dhëna në formë granti dhe kredie”, deklaroi ministri Hoti.
Ai bëri të ditur se shteti gjerman ka qenë donatori më i madh i cili ka përkrahur Kosovën për realizimin e lidhjes që ka munguar në interkonekcionin me energji elektrike me Shqipërinë, i cili projekt përmbyll investimet për një periudhë afatmesme në këtë fushë.
Ndërsa, ministri gjerman për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim Gerd Müller duke falënderuar ministrin Hoti për pritjen e ngrohtë shprehu përkushtimin e shtetit gjerman për përkrahjen dhe bashkëpunimin edhe në të ardhmen me Republikën e Kosovës.
Ai theksoi se Kosova po jep sinjale të qarta në rrugën e saj drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në BE, dhe shprehi përkushtimin e Gjermanisë për ta mbështetur Kosovën në këtë drejtim.
Ndryshe, bisedimet ndërqeveritare gjermano-kosovare për bashkëpunim politiko-zhvillimor mbahen çdo vit. Për vitet e ardhshme nga ana e palës së Delegacionit kosovar është propozuar që mbështetja të koncentrohet më shumë në formë të kontributit financiar përmes të cilit do të realizoheshin projektet prioritare për Republikën e Kosovës.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










