Kosova
Gjashtë kompani kosovare, pjesë e panairit ‘Green Week’ në Berlin
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe me Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, ka organizuar pjesëmarrjen e gjashtë kompanive kosovare në panairin ndërkombëtar “Green Week”që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.
“Kompanitë AMO, ESSI, FRUTEX, ELKOS, Hit-Flores, Stonecastle Vineyards&Winery L.L.C, po promovojnë produktet e tyre si: prodhime konditorike, fruta mali, bimë mjekuese dhe aromatike, lëngje frutash, pije alkoolike, energjike, fara të pjekura, etj”.
Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, ka bërë të ditur se në këtë panair vizitorë të shumtë po shprehin interesim në produktet kosovare, duke i degustuar dhe blerë ato, përcjell albinfo.ch.
“Ky panair është mundësi e mirë që kompanitë kosovare të promovojnë produktet e tyre si dhe të krijojnë bashkëpunim me kompanitë e tjera pjesëmarrëse”.
“Panairi ndërkombëtar ‘Green Week’ njihet si një ndër panairet më të rëndësishme të industrisë ushqimore, bujqësisë, në të cilin po marrin pjesë mbi 1700 ekspozues me mbi 100 mijë produkte nga mbarë bota”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












