Futboll
Futbollisti shqiptar vazhdon kontratën me Interin

Interi ka arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës me mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani, i cili do të mbetet pjesë e ekipit për katër vjetët e ardhshme, deri në vitin 2028, përcjell albinfo.ch.
Njoftimi është bërë të hënën nga klubi italian, ndërsa futbollisti shqiptar ka shprehur entuziazmin dhe krenarinë e tij për hapin e radhës.
“Për mua ka qenë gjithmonë një ëndërr të luaj me këtë ekip, është nder të luaj me këtë fanellë”, ka thënë Asllani. Ai e sheh këtë kontratë si një mundësi për rritje dhe përmirësim të mëtejshëm. “Stërvitem përkrah kampionëve dhe jam i lumtur që kam shokë skuadre të tillë. Ky rinovim është rezultat i ndihmës dhe mbështetjes së tyre”, ka thënë mesfushori.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor