Kosova
Qeveria mbyll veprimtarinë e jashtëligjshme në Liqenin e Radoniqit
Pacolli: "Inspektorati i Mjedisit ka urdhëruar mbylljen e aktivitetit të restorantit dhe hotelit "Liqeni i Dukagjinit", në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit"
Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar për mbylljen e aktivitetit të restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit”, në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.
Sipas saj, aktiviteti ka funksionuar në kundërshtim me legjislacionin mjedisor dhe ka rrezikuar sigurinë e ujit të pijshëm, shkruan rtklive.com.
“Inspektorati i Mjedisit ka urdhëruar mbylljen e aktivitetit të restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit”, i cili ndodhet në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit dhe ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor. Operatori ka 10 ditë afat të largoj nga prona pajisjet, ndërsa KRU “Gjakova” obligohet të kujdeset që kjo të ndodh. Ky aktivitet ka qenë në shkelje flagrante të Ligjit për Ujërat, Vendimit 09/127 të Qeverisë për caktimin e zonave sanitare të Liqenit të Radoniqit dhe akteve të tjera nënligjore, duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm”, ka shkruar ajp në facebook.
Sipas saj, Si Ministri, kanë kërkuar hetim të plotë të të gjitha rrethanave dhe përgjegjësve që kanë mundësuar këtë abuzim të hapur.
“Kjo përfshin edhe hetimin e veprimeve të ish-zyrtarëve përgjegjës, të cilët mund të kenë keqpërdorur detyrën për të lejuar këtë situatë. Mbrojtja e burimeve dhe rezervuarëve të ujit të pijshëm është obligim ligjor dhe përgjegjësi e jona thelbësore ndaj qytetarëve. Ujërat e Kosovës do t’i mbrojmë me vendosmëri, pa asnjë përjashtim!”, ka shkruar ajo.
E-Diaspora
-
Zvicër
250 shtetas nga Kosova dhe Shqipëria u dënuan me dëbim nga Zvicra në vitin 2025 Të dhënat zyrtare tregojnë se 200 shtetas shqiptarë dhe 50 shtetas kosovarë u dënuan me masën... -
Olsi Çala fiton çmimin e Salzburgut për zhvillimin e skenarit filmik -
Pesëmbëdhjetë vjet. Dhe tani, vazhdimi -
15 vjet albinfo.ch – kemi ecur bashkë me komunitetin shqiptar në Zvicër dhe gjetiu -
Rame Lahaj drejt koncertit në Cyrih, shiten 80 për qind e biletave
Jeta në Austri
-
Olsi Çala fiton çmimin e Salzburgut për zhvillimin e skenarit filmik Skenaristi dhe gazetari me origjinë nga Shqipëria u vlerësua për projektin “Do Stars Also Have Wishes?”,... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan











