Lajme
Frizer Ludi nga Vjena grumbullon 25.500 euro për një familje në nevojë
Me profesion është frizer, me zemër humanist. Frizer Ludi nga Vjena ka dorëzuar te Halil Kastrati arkën e bamirësisë, për ndërtimin e një shtëpie për një familje të varfër në Kosovë
Një familje e varfër dhe e pastrehë së shpejti do të bëhet me kulm mbi kokë. Kjo, falë iniciativës së bashkatdhetarit tanë në Vjenë, Mevludin Rexhepi, i njohur si frizer Ludi. Këto ditë Ludi, së bashku me përfaqësuesin e shoqatës për Austri, Zejni Abdullahi, kanë dorëzuar te shoqata “Jetimët e Ballkanit” 25.500 euro, të cilat janë të mjaftueshme për ndërtimin e një shtëpie për një familje nevojtare në Kosovë.
Klientët e frizer Ludit tashme prej kohësh e dinë që në sallonin e tij gjendet arka e bamirësisë „Jetimët e Ballkanit”, e cila është e vendosur edhe me miratimin e kryetarit të shoqatës, Halil Kastrati. ““Bakshishin” që e marr nga klientët, gjithmonë e vendosi në arkë. Edhe shumë klientë kanë vepruar njëjtë duke kontribuar me mundësitë e tyre. Kur e hapem arkën, pamë që ishin grumbulluar mjaftueshëm për të gëzuar një familje të pastrehë”, thotë Ludi për albinfo.at.
Frizer Ludi gjatë dorëzimit të hollave tek Halil Kastrati nuk ka dashur të përcaktojë familjen për ndërtimin e shtëpisë. Ai këtë kontribut e ka lënë në duart e Halil Kastratit që ta dhurojë sipas planit të tij, ku ai e sheh të nevojshme dhe urgjente.
“Halil Kastrati e di më së miri se cila familje ka nevojë urgjente. Për ne si kontributdhënës, jemi të lumtur që po e gëzojmë një familje me shtëpi”, shprehet frizeri i njohur shqiptar në Vjenë.

Pas këtij aksioni, Ludi thotë se shumë bashkatdhetarë të tjerë kanë shprehur gatishmërinë për të nisur grumbullimin e të hollave për ndërtimin edhe të një shtëpie tjetër. “Shpresojmë që deri për festën e Bajramit të arrijmë ta gëzojmë edhe një familje tjetër me kulm mbi kokë”, thekson i lumtur Ludi.
Këtë inciativë e ka përshëndetur me një postim në rrjetet sociale edhe humanisti i njohur, Halil Kastrati, i cili ka falënderuar pronarin e floktarisë së njohur nga Vjena e Austrisë, “Friseur Ludi”, për grumbullimin mjeteve për ndërtimin e një shtëpie.
Në fakt, ky nuk është aksioni i parë humanitar i frizer Ludit. Ai edhe për ndërtimin e shtëpisë së pleqve në Suharekë kishte arritur të grumbullojë në Vjenë plot 20 mijë euro.
Mevludin Rexhepi është nga Kumanova. Si frizer punon prej vitit 1998. Në periudhën mes vitit 2000 dhe 2004, ai kishte sallonin e tij në Kumanovë. Në atë vit, migron për në Vjenë. Që nga viti 2016, Ludi ka sallonin e tij të flokëve për meshkuj në Buchengasse 67c në Bezirkun e 10-të, në Vjenë.
E-Diaspora
-
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj Disa nga nxënësit më të talentuar nga Kosova janë kualifikuar për finalen e SiL English Competition,... -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












