Sport
Fondacioni i Canës në të gjitha trojet shqiptare
“Fondacioni do të shtrihet në të gjitha trojet shqiptare, në Shqipëri, Kosovë dhe shpresojmë në të ardhmen në Maqedoni, për t’i mësuar fëmijëve tonë të rriten me vlerat e duhura”, ka thënë Cana
Fondacioni “Lorik Cana 5”, i kapitenit kuqezi ka nisur të funksionojë me projektet e para. Në Tiranë janë ndërtuar dy fusha të futbollit për fëmijët, njofton albinfo.ch.
Cana do të vazhdojë me projektet edhe në të gjitha trojet shqiptare. Projekti i parë u bë në bashkëpunim me kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj.
Ish-kapiteni kuqezi ka thënë se projekti do të zgjerohet. “Kisha katër vjet që po mendoja të bëja fondacionin tim për të dhënë vlera që i ndihmojnë njerëzit, që i përfaqësojnë dhe që i lidhin me njëri-tjetrin. Sigurisht për të nisur, Tirana është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve. Fondacioni do të shtrihet në të gjitha trojet shqiptare, në Shqipëri, Kosovë dhe shpresojmë në të ardhmen në Maqedoni, për t’i mësuar fëmijëve tonë të rriten me vlerat e duhura. Më e rëndësishme se struktura, e cila nuk është e madhe, më i rëndësishëm është çfarë brumi ka brenda, çfarë programi do të ketë për fëmijët”, është shprehur ikona e futbollit shqiptar.
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












