Turizëm
Fluks vizitorësh në Muzeun Ikonografik “Onufri”
Pavarësisht temperaturave të larta, mesdita e sotme ka shënuar fluks vizitorësh në Muzeun Ikonografik “Onufri” në qytetin e Beratit, një destinacion i përzgjedhur në paketën turistike për grupet e vizitorëve, kryesisht polakë dhe indonezianë, raporton ATSH.
Muzeu Kombëtar “Onufri” gjendet në qendër të lagjes së banuar në kalanë mesjetare të qytetit të Beratit. Në të janë përfshirë një fond i pasur ikonografik dhe disa objekte të shërbesës, përcjell albinfo.ch.
Muzeu është organizuar në mjediset e kishës së katedrales së Shën Mërisë, që është ndërtuar në vitin 1797, mbi themelet e një kishe më të vjetër me të njëjtin emër. Ky muze mban emrin e piktorit më të shquar shqiptar të shek. XVI Onufrit, i cili ka lënë një fond mjaft të pasur në krijimtarinë ikonografike. Kompleksi muzeal përbëhet nga salla qendrore e kishës, mjedisi i altarit, si edhe nga një sërë mjedisesh ndihmëse njëkatëshe, në anën veriore dhe dykatëshe, në anën perëndimore. Ndërtimi shquhet për ngritje në lartësi, duke përbërë një variant të rëndësishëm të arkitekturës së kultit në kalimin nga shek. XVIII – në shek. XIX.
Muzeu ka tri salla kryesore, në të cilat janë të ekspozuara veprat më të mira të autorëve që përmendëm më lart, si edhe të autorëve të tjerë. Veç ikonave të ekspozuara në mjediset e muzeut, një seri të veçantë përfaqësojnë edhe ikonat e vendosura në ikonostasin e praruar të kishës të cilat janë vepra të piktorit Joan Çetiri. Në vitrina janë të ekspozuara edhe disa tekstile dhe objekte metalike, të cilat dëshmojnë për një traditë artizanale të një niveli të lartë të trevës së Beratit. /m.z/r.e/
Foto: ATSH
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










