Lajme
Fillojnë negociatat për marrëveshje tregtare mes Britanisë dhe SHBA-së
Të dy palët, secila me rreth 100 zyrtarë të përfshirë në bisedime
Pas anulimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit, negociatorët britanikë dhe amerikanë kanë hapur negociata për marrëveshje tregtare që qeveria britanike shpreson se do të sjellë impuls ekonomik dhe diplomatik në vend pas Brekzitit.
Ministrja britanike për Tregti Ndërkombëtare, Liz Trush dhe përfaqësuesi për Tregti i SHBA-s, Robert Lajtizer, filluan dje raund negociatash dyjavor.
Të dy palët, secila me rreth 100 zyrtarë të përfshirë në bisedime, thanë se marrëveshje transatlantike e tregtisë së lirë do të “kontribuojë në shëndetin afatgjatë të ekonomive të tyre, e cila është thelbësore, sepse ato po rikuperohen nga pasojat e Kovid-19”.
Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Evropian më 31 janar pas afro gjysmë shekulli anëtarësim dhe tani duhet të ndërtojë marrëdhënie të reja tregtare me bllokun, i cili përfshin 27 vende dhe vende të tjera në botë.
Britania e Madhe dhe SHBA janë zotuar të punojnë me “ritëm të përshpejtuar” për të arritur marrëveshjen.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











