Lajme
Ferizaj i bashkon bizneset
Prefekti i Ferizajt, Muharrem Svarqa tha se komuna e tij do të bashkëpunojë ngushte me rrjetin e bizneseve shqiptare të Zvicrës
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa dhe kryetari i Rrjetit të bizneseve shqiptare në Zvicër, Naser Mustafa u dakodruan që në fund të këtij muaji të organizohet një takim i përbashkët me afaristë të komunës së Ferizajt dhe ata të shqiptarëve të diasporës, ku do të marrin pjesë edhe ata të Odës Ekonomike të Kosovës.
Svarqa i shoqëruar edhe nga drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Enver Haliti, kanë pritur në një takim kryetarin e rrjetit të bizneseve shqiptare në Zvicrës, Naser Mustafa si dhe afaristin e suksesshëm nga qytetit i Ferizajt, Xhavit Mustafën.
Prefekti i Ferizajt tha se komuna e tij do të bashkëpunojë ngushte me rrjetin e bizneseve shqiptare të Zvicrës.
Rrjetit të bizneseve shqiptare në Zvicër është themeluar në Diasporë më iniciativë të mërgimtarëve kosovar dhe selinë e saj e ka në Bernë. Ky rrjet i bizneseve ka bashkëpunim të ngushtë edhe me Odën Ekonomike Kosovare, ndërkaq në këtë rrjet janë të anëtarësuar rreth 200 biznese.
Siç thuhet në një komunikatë për media, temë kyçe e këtij takimi ishte edhe organizmi i panairit të përgjithshëm që do të mbahet në Prishtinë me 29 prill ku do të marrin pjesë edhe bizneset nga qytete i Ferizajt, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu në taki u bisedua edhe për mbarëvajtjen e projekteve që ka Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Ferizaj, ndërsa takimi ishte në vazhdën e takimeve thithjen e investimeve nga jashtë.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











